Fatos Lubonja: Turp i madh për ata që ia dhanë çmim Dvoranit. Reforma, që Rama të kapë më shumë pushtet

165
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, deklaroi se Rama, me anë të reformës në drejtësi, tenton që të kapë të gjitha pushtetet..

I ftuar në një emision televiziv, Lubonja theksoi se këtu është e kapur ekonomia, media gjithçka dhe Rama po përpiqet të kapë më shumë pushtet.

“Reforma në drejtësi janë njerëzit dhe nuk është shpirti i Zotit. Dvorani mori çmim dhe është turp i madh dhe për ata që ia dhanë atë çmim. Ilir Meta ishte vetë që aprovoi reformën në drejtësi. Populli do shenjën e pavarësisë. Ne vijmë nga drejtësia e Enverit, që dënonin me vdekje, pa avokat, pa gjë. Prirja për të kapur reformën në drejtësi nga të fortët në Shqipëri ekziston.

Aq më tepër që Ramën e njohim se kush është. Këtu është e kapur ekonomia, media gjithçka. Këtu po bëhet reforma, që Rama të kapë më shumë pushtet. Nano u kap për luftë politike. Këtu kemi të bëjmë me luftë politike për të kapu drejtësinë. E do arrijmë në fund në një bandë të vetme, që kontrollon gjithçka, që do të na çojë situatë shumë të vështirë. Meta padyshim ka interesat e veta, po mbrohet, por kur më mbron si qytetar, kur denoncon PPP-të, mbron disa kauza qytetare”, u shpreh Lubonja.