Rama dikur: Përmbytja nuk ndodh nga Zoti, por nga mosqeverisja

492
Kryeministri Edi Rama, sigurisht, që sot duhet të ketë ndërruar mendje për deklaratat e tij të mëparshme, lidhur me përmbytjet. Deklarata të vitit 2010, kur ai ishte vetëm kryetar i Partisë Socialiste dhe i bashkisë së Tiranës, por ende nuk kishte marrë drejtimin e qeverisë. Me një gjuhë të ashpër, Rama i dikurshëm bënte fajtor për përmbytjet keqqeverisjen e vendit. Për më tepër, ai shprehej se në këtë vend nuk ka një qeveri të shqiptarëve, por një çetë kusarësh. “Përmbytja është akuza më kuptimplotë për faktin se asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur. Përmbytja nuk ndodh për shkak të Zotit, nuk ndodh as nga tërbimi e harbimi i motit, por ndodh sepse Shqipëria nuk qeveriset. Sepse nuk ka në këtë vend një qeveri të shqiptarëve, por një çetë kusarësh…”, shprehej Rama në vitin 2010, kur Shqipëria dhe sidomos zona veriore u ndeshën me mot të keq dhe përmbytje të mëdha.
Sigal