Kryebashkiaku Veliaj: Athina ndezi dritat Kuq e Zi për ditën e Flamurit. Vendimi i kryebashkiakes Bakoyanis, mesazh miqësie

116
Sigal

Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festën e shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve. Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një postim në “Tëitter”, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis. “Falënderoj mikun tim të dashur @KBakoyannis për ndriçimin e Sheshin Omonia. në Athinë, me ngjyrat e flamurit shqiptar Kuq e Zi për ditët tona kombëtare! Ai e ka bërë këtë që kur u bë kryebashkiak i kryeqytetit grek, duke dërguar një mesazh të madh miqësie mes popujve tanë”,-shkruan Veliaj.