Puthja Fatale….që mori në qafë Shqipërinë e shqiptarët….

906
Nga Adriatik Dosti
Puthja Fatale….qe mori ne qafe Shqiperine e shqiptaret….
Ndodhi tre e kusur vite me pare ne llozhen e parlamentit shqiptar ne mes Ambasadorit amerikan me origjine kineze Donald Lu dhe Ambasadores se BE kroates Romana Vllahutin…dhe qe nga ky cast vendi i vogel ballkanik i mbiquajturi Atdheu i Shqiponjave do te ikte per lesh…. teposhte e drejt gremines pa u ndalur dot prej askujt…do te mbetej me ”barre ” e s’do te lindte dot kurre !
Tre vjet me pas jo puthja por teshtima e nje kinezi tjeter diku atje tej ne Whanin e Azise se larget do te merrte ne qafe nje Bote te tere te cilen Covid 19 tashme e ka ulur ne gjunje perfundimisht !
Si nisi e si vazhdoi…
Nisi me urdher , me nje SMS prej Ambasades se rruges se Elbasanit e ne mesnate me diktat …deputetet shqiptare deshen s’deshen u detyruan te votonin Reformen ne Drejtesi te Lu-Vllahutinkes…
Pasuan…dalja e opozites nga parlamenti…vetingu i famshem i Lu-Vllahutinkes qe la vendin pa Gjykate Kushtetuese…krijimi i opozites fallso te Rudines e Murrizit… Gjuzit e Ralfit me shoke e shoqe…parlamenti vazhdoi te funksionoje edhe pse i pa ligjshem e anti-kushtetues…zhvillohen zgjedhjet mono partiake te 30 qershorit antikushtetuese e qe cuditerisht pranohen si te rregullta nga nderkombetaret …firmosen mareveshjet poshteruese e antishqiptare te Mini Shengenit Ballkanik me Serbine e ajo e Detit me Greqine … hyn ne histori Cadra e Mareveshja e piset Rama – Basha…vijojne protestat fallso e pa buke te PD-Opozites…shembet Teatri Kombetar …e deri tek vrasja e nje te riut te pa fajshem 25 vjecar ne dere te shtepise se vet nga policia kriminale e Rames e bandes se tij…
Lu-ja e Vllahutinka pasi mbushen xhepat e valixhet me para e pasi ”peshku vogla nuk e hengri dot peshku madhe” sic thoshte tre here ne dite kinezi ambasador i Amerikes …kerciten e iken por kusuret sa nje Mal ja u lane Shqiperise e shqiptareve…
Radhazi …te pakten keto 5 vitet e fundit pothuajse te gjithe zyrtaret e larte e ambasadoret apo le ti quajme nderkombetaret ne emer te stabilo-kracise jane sjelle poshtersisht me Shqiperine e shqiptaret duke cuar ne kete gjendje katastrofike ku ndodhen sot ai vend e ai popull…Hahn, Tusk, vecmas Mogherini [kjo komuniste e poshter italiane qe se bashku me Ramen , Vucicin e Thacin nxoren thikat e hartat e nisen te thurin plane ndarje e coptimi te territoreve te Kosoves]…Kocijancic, Flackenshtajni i Majlindes…Borchardi i OSBE qe ju tregonte shqiptareve gishtin e mesit…Lu…Vllahutin qe ju bene peshqesh Reformen ”kurth e cark” ne Drejtesi … Palmeri dhender i Serbise qe i kercenonte per ”terrorizem”….Kimetja e Soreca i sotem e deri tek Calavera qe e paguar me para droge prej banditit kryeminister Rama guxon e i shkruan Komisionit te Venecias per ta detyruar te ndryshoje vendim e qendrim ne favor te Rames e kunder Presidentit te Shqiperise…etj etj
Ne vijim …me insistimin e turra vrapin e cuditshem e te cmendur te dyshes Kimete – Soreca u ngriten radhazi KLP. KLGJ..SPAKET, BKH, Prokurite e pergjithshme e Speciale e deri tek ”funksionimi gjysmak” para dy ditesh i se shume munguares e i se shume perfolures Gjykate Kushtetuese…nje keshtjelle e tere fallse e prej rere…qe ju serviret dhunshem shqiptareve si Reforme ne Drejtesi …
E si ”rastesisht;” ne krye te tyre ose djemte e vajzat e ish diktaturasve te djeshem ose klllounet e nderkombetareve te sotem…ose niperit e mbesat e te djeshmeve ose spiunet e bashkepunetoret e Sigurimit famekeq te diktatorit Hoxha…
Dhe radhazi…Genti Ibrahimi…Dvorani, Arta Marku, Donika Prela, Arben Kraja…Aida Hajnaj…, Olsi Cela…e deri tek i fundit i GJykates Kushtetuese …Perparim Kalo….qe jo vetem Reforme ne Drejtesi nuk mund te quhen e nuk mund te bejne Reforma demokratike dot kurren e kurres se nuk i le e shkuara e tyre por se nuk i lene ne radhe te pare ata qe i emeruan e i ulen ne ato karrige…sepse i duan per vete e jo per ty moj e gjora Shqiperi e ti o i mjeri shqiptar qe ende nuk arrin te kuptosh dot se pse po luajne kaq ndyresisht me ty e cilet jane sharlatanet e palacot qe te kane hipur mbi kurriz e te kane zene prej fyti e po te marrin frymen dita-dites…
Cfare do beje Gjykata Kushtetuese e cunguar dhe e ngritur me urdher e urgjence te madhe vetem e vetem per te qene brenda nderkombetaret me planin e tyre…
E rrezon dot funksionimin e nje Parlamenti teknikisht e ligjerisht te pa ligjshem e antikushtetues…i rrezon dot zgjedhjet e pa ligjeshme e anti-kushtetuese mono partiake te 30 qershorit …i rrezon dot ndryshimet e dhunushme ilegjitime ne Kushtetute te nxitura nga Rama e te votuara nga Elisa, Taua, Gramozi e Ulsiu….i hedh dot poshte e i bllokon dot Mareveshjen antishqiptare te Mini Shengenit Ballkanik me serbet e Mareveshjen poshteruese te Detit me greket gjithashtu firmosur nga kryehorri-kryeminister Rama…e rikthen dot per shqyrtim Dosjen 184 dhe e con dot deri ne fund zbardhjen e Dosjes 339…prishjen e Teatrit Kombetar ….prishjen e nje aneshme te mareveshjes se 5 qershorit …….i ruan dot nga vjedhja e grabitja e Rames dhe e Gjiknurit…Votat e shqiptareve….etj etj pa fund ?
Sepse nuk jane aspak te rastesishme ”shashkat” e Rames per te larguar vemendjen e shqiptareve prej problemeve madhore, te mprehta e sensitive qe lidhen pikerisht me fatin e sotem e te neserm te tyre e te Atdheut te tyre…sikurse nuk eshte aspak i rastesishem qendrimi i nderkombetareve qe protestat e shqiptareve per liri, demokraci e drejtesi guxojne ti quajne akte terroriste dhe poshtersite, banditizmat e tradhetite e Rames ndaj kombit e popullit te tij vazhdojne ti mbeshtesin e ti quajne Reforma…[???]…dhe plotesim kushtesh per antaresim ne BE…
Lanet qofte e sikter kesaj lloj BE …. ketyre lloj Reformave……dhe syte mos ju a pafshim ketyre lloj nderkombetareve …qe kerkojne Reforma ne Drejtesi kesisoj…ne kurriz e mbi pa drejtesite e pa fund ne shpine te Shqiperise e te shqiptareve …
Rama nuk pret Presidenten e Kryeparlamentaren e Kosoves…e quan Kosoven vend fqinj, e quan Vjosen nacionaliste folkloriste, i shkon per show viktimes qe vrau ai e policia e tij tre dite resht per vizite e madje i lidh edhe pension special edhe pse vrasjen e quan vdekje tragjike e aksidentale …ben sikur shkon per vaksinen ne Amerike e perfundon si ”pa dashje” ne nje galeri arti…vazhdon e akuzon Bashen e Berishen per cdo faj, mekat e deshtim te tij personal e qeveritar…protestuesit i quan ”femije pa prinder” e koke pa lare…nje dite pas Dacicit sulmon Kurtin e Osmanin po me te njejten gjuhe si te serbit kriminel…dhe se fundi edhe ”rrefimi i rralle” ne TV palaco te faqeziut Fevzi…dhe te gjitha keto o motra e vellezer nuk jane gje tjeter vecse nje pjese e strategjise se ndyre antishqiptare te Rames ose thene ndryshe ”shashkat” e tija tymuese per te terhequr vemendjen diku tjeter e per te bere lajme sorrogatot TV-shqipfolese e gazetat pacaure shqipshkruarese …e per t’ju mbajtur ju Shqiperine e shqiptaret sa me larg te jete e mundur prej problemeve te verteta , te mprehta e reale qe ka sot ai vend e ai popull ku strumbullari i te gjithe se keqes se madhe eshte pikerisht ai vete Rama por edhe banda reth tij e sidomos edhe garnitura qe e rethon ”pjaten e pare” te tij…nderkombetaret …ku te gjithe bashke kane disa vite resht qe e kane cuar me dashje e sipas nje plani strategjik te poshter e djallezor antishqiptar…..Shqiperine drejt Gremines !
Ndaj me shume se kurre sot eshte koha te ZGJOHESH o Shqiperi e ti dalesh ZOT vetes tende o Shqiptar …
Sigal