Inxh. Niko Naska: Ndryshimi i destinacionit të portit të Durrësit goditje për Koridorin Vlll – Rrugën e vërtetë “Egnatia”

268

“Me këmbënguljen e saj Greqia në vitin 1997 në Helsinki, BE futi një koridor të ri, Koridorin X që lidh Salcburgun-Ljubljanën-Zagrepin-Beogradin-Nishin-Shkupin-Selanikun. Ajo ka bërë shumë projekte e marrëveshje me vëndet fqinjë, të cilat synojnë nxjerrjen përfundimisht jashtë funksionit koridorin multimodal Vlll.”

Sigal

Duke komentuar nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes vëndeve, më datën 9 shtator të vitit 2002 në Bari, nën/presidentia e Komisionit Evropian dhe komisioneve për Energjinë e Infrastrukturën e këtij Komisioni, Zonja Loyola de Palacio, deklaronte në Bruksel se ndërtimi i Koridorit Vlll,bashkë me nëntë koridoret e tjera,” ishte me rëndësi kruciale për të krijuar shtyllën vertebrore të kontinentit evropian”. “Koridori Vlll”, shtoi ajo,”do të kontribojë pozitivisht për stabilizimin e Ballkanit, për zgjerimin e ardhshëm të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit të saj me Ballkanin” Nga ajo ditë e deri më sot, ky prioritet njëherësh evropian, amerikan, ballkanik, shqipëtar duket se e ka humbur krejtësisht këtë prioritet.

“Në vitin 1995 Greqia filloi ndërtimin e aksit Igumenicë-Janinë-Selanik-Aleksandropolos (kufi me Turqinë) dhe në mënyrë krejt anti-historike emërtoi “Egnatia”, duke rrëmbyer emrin e arteries të kohëve të antikitetit e mesjetës që fillonte nga portet e Durrësit e të Vlorës e zgjatej në territorin e vëndit tonë Qafë Thanë-Ohër e më tej drejt Selanikut e Kostandinopojës.”

Të gjitha qeveritë e vëndit tonë janë pajtuar me idenë e transformimit të Koridorit Vlll nga një realitet, në një propagandë, ku çdo bisedë e debat fillon përherë nga e njëjta pikë fillestare, humbet prespektiva historike e këtij koridori, më i vjetri dhe më fatkeqi i 10 koridoreve panevropianë, i vetmi që nuk ka lëvizur e që ka mbetur sot e kësaj dite ” Koridor i dëshirave” Koridori Vlll u identifikua si njëri ndër 10 projektet e mëdha indrastrukturore panevropiane qysh në raportin e muajit gusht të vitit 1991 të BE, i përpunuar me ndihmë të KEE për Evropën të OKB. Statusi i tij si pjesë e Rrjetit të Transportit  evropian u rikonfirmua në Konferencën evropiane të Pragës(1991), të Kretës(1994) e të Helsinkit(1997). Në kuptimin infrastrukturor, ai përbëhet nga një sistem trasporti multimodal në vijën Lindje-Perëndim,që përfshin autostrada porte, aeroporte, hekurudha, linja gazi e nafte etj. Me gjithë rëndësinë e veçantë ecuria e tij ishte që në fillimet e tij e pakënaqëshme për arsye të influencës negative të shtetit grek. Në vitin 1995 Greqia filloi ndërtimin e aksit Igumenicë-Janinë-Selanik-Aleksandropolos (kufi me Turqinë) dhe në mënyrë krejt anti-historike emërtoi “Egnatia”, duke rrëmbyer emrin e arteries të kohëve të antikitetit e mesjetës që fillonte nga portet e Durrësit e të Vlorës e zgjatej në teritorin e vëndit tonë Qafë Thanë-Ohër e më tej drejt Selanikut e Kostandinopojës. Qëllimi i palës greke ishte i qartë të bënte fakt të kryer përqëndrimin e të gjithë trafiqeve Lindje – Perëndim në rrugën e tyre. Në fakt, falë pozicionit të saj si anëtare e BE-së, Greqia ka arritur ta përfundojë arterien e saj Igumenicë-Selanik e më tej, e njëherësh të pengojë me lloj-lloj mënyrash realizimin e Koridorit Vlll.

“Gjithashtu ajo ka ushtruar presion mbi qeveritë shqiptare për të mundësuar ndërtimin e shpejtë të segmentëve rrugorë vertical, që lidhin koridorin e saj e që nuk kanë lidhje me Koridorin Vlll, siç janë Kapshicë-Pogradec-Kakavijë-Vlor-,Qukës-Qafë-Plloçë etj.Ndërtimi i këtyre segmenteve lidhës u formalizua me nënshkrimin e marrëveshjes në Athinë në muajin dhjetor të vitit 1997.”

Gjithashtu ajo ka ushtruar presion mbi qeveritë shqiptare për të mundësuar ndërtimin e shpejtë të segmentëve rrugorë vertikal që lidhin koridorin e saj e që nuk kanë lidhje me Koridorin Vlll, siç janë Kapshicë-Pogradec, Kakavijë-Vlorë, Qukës-Qafë-Pllocë etj. Ndërtimi i këtyre segmenteve lidhës u formalizua me nënshkrimin e marrëveshjes në Athinë në muajin dhjetor të vitit 1997. Gjithashtu me këmbënguljen e saj Greqia në vitin 1997 në Helsinki, BE futi një koridor të ri, Koridorin X që lidh Salcburgun-Ljubljanën-Zagrepin-Beogradin-Nishin-Shkupin-Selanikun.Ajo ka bërë shumë projekte e marrëveshje me vëndet fqinjë, të cilat synojnë nxjerrjen përfundimisht jashtë funksionit koridorin multimodal Vlll. Gjatë këtyre viteve qeveritë e vëndit tonë kanë patur meritën e vetme që çështien e Koridorit Vlll e kthyen në një çështje të propagandës së ditës pa tharm e pa përmbajtje, prandaj është domosdoshmëri që porti i Durrësit të mos ndryshojë destinacion se do të vijë një ditë që Koridori Vlll, që është një interes konbëtar i Shqipërisë do të bëhet realitet.