Zëdhënësja e LSI Korçë, Brisilda Felaj: Bashki Korçë ka lënë në harresë banorët e Barçit

234
Sigal

Zëdhënësja e LSI Korçe, Brisilda Felaj në një deklarata për mediat ka deklaruar se Bashkia Korçë ka lënë në harresë banorët e Barçit.

“Këmbanat e alarmit mbi problematikat e fermerëve që nuk mbillnin tokat për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese kishin kohë që binin,por si gjithnjë Kryetarit té Bashkisë nuk i intereson që t’u japë zgjidhje këtyre problemeve në kohë, se është shumë i zënë me tenderat e turpshme me fonde të shumave marramendëse!
Në Barç mungon një investim i mirfilltë ,ne infrastrukture,kanalizime, ndriçim publik, uje te pijshëm,arsim dhe shëndetësi”, ka deklaruar mes të tjerash Felaj.

Dekalarat e plotë:

Bashkia Korçë po bën show-un e radhës me investimet fasade në Barç.
Këmbanat e alarmit mbi problematikat e fermerëve që nuk mbillnin tokat për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese kishin kohë që binin,por si gjithnjë Kryetarit té Bashkisë nuk i intereson që t’u japë zgjidhje këtyre problemeve në kohë, se është shumë i zënë me tenderat e turpshme me fonde të shumave marramendëse!
Në Barç mungon një investim i mirfilltë ,ne infrastrukture,kanalizime, ndriçim publik, uje te pijshëm,arsim dhe shëndetësi.
Braktisja,dhe lënia në harresë e banorëve,tregon haptazi se kryetari është thjesht një individ inegzistent që punimet i bën sa për fasadë elektorale.FILOS i duhet një orë me zile që t’a kujtojë herë pas herë se paguhet me taksat tona për të na shërbyer jo për të mbushur xhepat dhe se nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën!

Në 25 Prill rikthejmë shërbimin tek qytetarët.
Në 25 Prill qytetaria korcare do ju ndeshkoje me vote popullore.