Bashkimi Europian nisi vaksinimin në masë, shqiptarët duhet të vaksinohen me foton e Edi Ramës

245
Sigal

Dita e sotme në BE thërritet “V-Day”, pra dita e vaksinës. Vendet anëtare të BE-së vendosën të vaksinohen të gjithë në të njëjtën kohë duke respektuar një protokoll që nis me moshat e treta dhe personelin mjeksor, më pas të gjitha kategoritë.

Vaksinimi u la për 27 dhjetor si ditë simbolike, meqë anëtarët e BE-së janë 27 shtete.

Shqiptarët duhet të presin me siguri ende shumë gjatë për të patur një vaksinë, e cila ose do të vijë nga tepricat europiane, ose nga ndonjë vend si India.

Tani për tani, populli shqiptar mund të përdorin në vend të vaksinës fotografinë e Edi Ramës me drejtorin e Pfizer në një ekspozitë pikture në New York. Kjo është “sakrifica” që bëri për të ai, i cili përlqejnë ta thërrasin “babe”.

Si për inat të tyre serbët e kanë nisur vaksinimin përpara Europës. Ndoshta mund të shpëtojmë edhe nga çka tepron prej serbëve, meqë Edi Rama është vëllam me Aleksandar Vuçiç.//27.al