Vasili: Tradhtia e Ramës për detin përballë ndershmërisë së Prof. Krisafit dhe Prof. Zaganjorit!!

196
Sigal

Nga Petrit Vasili

Tradhtia e Ramës për detin përballë ndershmërisë së Prof. Krisafit dhe Prof. Zaganjorit!!

Prof. Ksenofon Krisafi në 27 gusht 2020 lidhur me deklarimin e Greqisë për tu zgjeruar me 12 milje thoshte:

“Është alogjike dhe absurditet i padiskutueshëm që të mendosh se Greqia do ta shtrije gjerësinë e ujërave territoriale nga bregu i Korfuzit në drejtim të Sarandës në 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapësirë të mjaftueshme për këtë gjerësi. Së dyti, në bazë të nenit të lartpërmendur të Konventës për të drejtën e detit, këtë të drejtë e ka në të njëjtën masë edhe Shqipëria. Sipas kësaj logjike të këtyre “specialistëve për gjithçka” nuk del llogaria, sepse grekët do të duhet të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës, kurse shqiptarët do të kapërcenin diku nga mesi i territorit tokësor të ishullit të Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Ndërsa Prof. Xhezair Zaganjori relator i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë thotë në intervistë për Zërin e Amerikës rreth 3 muaj më parë në 3 shtator 2020 po për deklaratën e Greqisë për zgjerimin me 12 milje:

” Unë mendoj që në rastin konkret thjesht shprehet një aspiratë, një dëshirë e Greqisë për t’u zgjeruar, por sigurisht në mënyrë të njëanshme ajo nuk mund të deklarojë shtrirjen e efekteve të ishujve apo masave shkëmbore, deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetet me të cilat ajo i ndan ato, sepse bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Sepse çfarë do të ndodhë sikur të njëjtën gjë ta bënim edhe ne, edhe vendet e tjera, t’i deklarojnë në mënyrë të njëanshme, pa u marrë vesh, sepse ne nuk jemi në një oqean ku nuk kemi asnjë shtet përballë apo bashkangjitur.

Nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar, në mënyrë të njëanshme, kur shteti ndan hapësirat detare me shtetet e tjera. Përndryshe do të ishim në kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Me sa jam në dijeni, ne i kemi patur 15 milje, dhe na është kërkuar që duhet t’i bëjmë 12 milje, dhe ne aq i bëmë.”

Ndërsa Edi Rama në 29 gusht 2020 deklaronte:

“Qysh se negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit. Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujërave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin’.

Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator”.

Qëndrimet e Prof. Krisafit dhe Prof. Zaganjorit janë shumë të qarta dhe një udhëheqje e vërtetë parimore e profesionale për veprimin.

Në të kundërt Edi Rama ka bërë qëllimisht e në mënyrë të vazhdueshme shejtan budallain për ta lënë Shqipërinë të papërgatitur dhe përpara faktit të kryer.

Deklaratat e tij që në formë janë një hartim bajat i një nxënësi të tetë vjeçares në përmbajtje janë dorëzim i qëllimshëm dhe i mirë menduar e pa kushte ndaj interesave të Greqisë.

Vendimi i Greqisë ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar që në gushtin e këtij viti.

Që nga ai moment përveç duartrokitjeve nga media greke Edi Rama nuk lëvizi as gishtin, por vetëm u shndërrua në avokatin paradhënie të vendimit grek, që po vinte.

Ka disa pyetje asgjësuese për tradhtarin

1.Cfarë veprimesh urgjente ndërmori Rama pas deklarimeve të gushtit të këtij viti për t’i dalë përpara situatës së faktit të kryer?

  1. Çfarë komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, nëse ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar e për të kërkuar ndihmën e mbështetetjen e tyre profesionale dhe politike?
  2. Çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për ti dalë përpara kësaj çështjeje kombëtare me rendësi kritike?

4.Përse Rama nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras?

  1. Përse përballë një çështjeje kombëtare të tille si kjo e Kufirit Detar grupi negociator i Shqipërisë qenka i paplotësuar dhe vazhdon si i tillë?
  2. Cili interes i huaj dhe privat ja paska mbajtur dorën Ramës, që e pengon ta plotësojë grupin negociator kur ky heq e vë ministra brenda ditës bile i njofton edhe me Tëitter?
  3. Po si mundet Rama të justifikojë, që përballë një Greqie shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertësh, Rama vendos një grup ekspertësh copë copë, të paplotësuar dhe me një udhëheqje politike zero?

8.Kush ja mban tradhtarit dorën të kërkojë ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe ta paguaje siç paguan koncesionet e tij hajdute?

Roli i Edi Ramës dhe qëndrimi i tij është prej një tradhtari të pa skrupull, që në funksion të çdo interesi të errët privat dhe pushteti e trajton Shqipërinë dhe kufijtë e saj të shenjte si plaçkë tregu.

Ndaj Edi Rama duhet trajtuar vetëm si i tillë, pra si tradhtar.