Gjendet te fusha e Aviacionit bomba me peshë 500 kg

340
Sigal

Një bombë me peshë 500 kg u gjet në Tiranë nga Forcat e Armatosura. Bomba, e cila i përket Luftës së Dytë Botërore u gjet në vendin e njohur si Fusha e Aviacionit.

Bomba është transportuar nga forcat xheniere drejt poligonit të Bizës, atje ku edhe është demontuar.

Nuk ka të dhëna se në cilat rrethana u gjet kjo bombë dhe në çfarë kushtet teknike ishte ajo.