Bebe Rexha përfundon ndërtimin e shtëpisë së familjes në Bubq që u shemb nga tërmeti

236
Sigal

Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Bebe Rexha, u zotua se do t’i ndërtonte shtëpinë nga e para, familjes Musa në Bubq, pas tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit vitin e kaluar që i la ata të pastrehë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se tashmë shtëpia ka përfunduar. Bebe, ka publikuar një video në Instagram, ku shihen familjarët që gëzojnë për shtëpinë e re.

“Shtëpia e parë u mbarua! Faleminderit të gjithë atyre që dhuruan në fondet për tërmetin në Shqipëri. Faleminderit ty Monika Kryemadhi që më ndihmove për ta bërë të mundur këtë gjë! Diçka kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festa! Asgjë nuk më mbush më shumë”, ka shkruar Bebe krah videos.