Gazeta Telegraf/ Këtë mëngjes një 53-vjeçar tenton të vetëdigjet me benzinë, bëhet në kohë parandalimi

471
Sigal

Policia e
Tiranës njofton se ka parandaluar përpjekjen për t’u vetëdjegur të një
53-vjeçari këtë të shtunë.




Ngjarja është regjistruar në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet,
ku shtetasi 53-vjeçar me inicialet F.S., ka hedhur benzinë në trupin e tij.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të
Komisariatit të Policisë numër 1, është bërë i mundur parandalimi i ndezjes së
benzinës.

Policia thotë se ky shtetas është shoqëruar në komisariat
ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.