Prona 500 milionëshe, Berisha: Ben Blushi shushunjë që fryhet çdo orë me paratë e takspaguesve shqiptarë

955
Sigal

Drejtori i Top-Channel, Ben Blushi jo vetëm është aksioner në Lori Caffe me Klodian Zoton, por zotëron madje dhe një prone të patundshme me vlerë 500 milionë lekë.

Blushi kishte marrë 140 metër katror në katin e parë të një godine në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes me një çmim që në atë zonë që nuk shkon kurrsesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake.

Ndërsa e gjithë pikëpyetja dhe të gjitha faktet na tregojnë pronësinë e këtij objekti, në emër të vajzës së mitur të Ben Blushit, N. Blushi.

Lidhur me këto fakte reagon ashpër edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk kursen akuzat ndaj ish-deputetit socialist, tashmë drejtor në Top-Channel.

Postimi i Sali Berishës

“Arben Malavita me pronë tjetër 500 milionë lekë!

Miq, tani del e qartë se pse ai me teleblushin e tij të neveritshëm i lëpihet 24 orë ne 7 ditë të javës padronit të tij Edvin Mafisë.

Arben Malavita ka vendosur nën urdhëra për shërbime ndaj Edvin Hajdutit treshen tjetër Karlo Malavita, Ymer Çorapja apo Gellboqja dhe Tualetin Masturbiv të Kol Ballës.

Gazetari investigativ sjell çdo ditë dokumenta të reja që damkosin Arben Malavitën si një kockë të rrezikshme të mafies shqiptare, shërbëtor të krimit shtetëror, shushunjë që fryhet çdo orë me paratë e takspaguesve shqiptarë”, shkruan Berisha në reagimin e tij.