Bardhi: Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

455
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku thotë se këmbëngulja e Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon është frikë se mos anëtarët e bandës i pendohen.

Kryeministri Rama deklaroi pak ditë më parë se Vangjush Dako do të jetë miku i tij. DASH e shpalli non grata ish- kryebashkiakun e Durrësit por Rama tha se DASH nuk i vendoste miqtë e tij.

Në një postim të bërë në Facebook, Bardhi shprehet se Rama ka frikë se mos anëtarët e bandës së tij për të shpëtuar i hanë kokën shefit ndërkohë që anija e tij mbytet.

Statusi i Gazment Bardhit

Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!