Gentian Çala: Të vegjëlit shqiptarë, të mëdhenjtë shqiptarë

675
Sigal

Nga Gentian Çala

TË VEGJËLIT SHQIPTARË, TË MËDHENJTË SHQIPTARË…

Mund ti shohësh bashkë. Takimi i fundit në Mynih, i kishte mbledhur në një tryezë, disa nervozë dhe gojëlidhur, kurse dikush i artikuluar dhe i qartë. Të vegjëlit dhe të mëdhenjtë shqiptarë në mes të drejtuesve ballkanikë dhe autoriteteve europiane. U desh një tryezë për të kuptuar të mirën dhe të keqen, të mençurin dhe pazarxhinjtë. Z. Kurti ishte mjaft i qartë, sipas burimeve mediatike në atë takim, aq sa nervozoi dhe e bëri të paduruar Z. Vuçiç, i cili kuptoi se si ka filluar ti shkërrmoqet plani i pazarit të kufijve.

Ku paskemi qenë?! Sa e vështirë është të kuptosh të vërtetën, kur të mungon modeli i duhur. Të vegjëlit dallohen vetëm kur ju rri pranë madhështia. E kjo e fundit, mund të jetë fare e thjeshtë, pa kalkulime, e qartë, sepse ka vetëm një interes: vendin e tij. Z. Kurti ishte në kostumin e madhështisë së politikanit që kujdeset për të drejtat e marra peng nga shovinistët dhe ata që e kanë vendin e tyre si plaçkë tregu. Ndaj ju thahet pështyma dhe nuk ju dalin fjalët atyre që luanin me harta dhe ishin në shërbim të anarshistëve të shoqërisë së hapur. Ata, por edhe ne kuptuam se si duhet të jetë, shpresojmë ta kenë kuptuar dhe ata që nuk e dinë.

  1. Rama, Z.Thaçi dhe Z. Vuçiç kanë një pengesë të qartë, evidente. Përballë tyre dhe kundër planit të tyre janë Z. Meta, Z. Haradinaj dje dhe Z. Kurti sot. Anarshistët dhe shovinistët duken mjaft të vegjël.
    “Shoqëria e hapur” i nxiti, i përkrahu dhe loboi për planin e tyre të ndryshimit të kufijve, ata bindën dhe bënë bashkë shqiptarët e vegjël të etur për pushtet, por nuk kishin llogaritur shqiptarët e mëdhenj, të thjeshtë dhe atdhetarë. Diplomacia funksionon jo gjithmonë si një pazar tregu, posaçërisht kur politikanët respektojnë të drejtën, kombin dhe besimin. Disa momente të tilla historike të ndihmojnë të lexosh si janë ata që u kemi dhënë besimin të na përfaqësojnë.

Dikë mund ta mërzisë ndarja që u bëj në shkrim disa politikanëve për raportin e tyre me kombin, por kjo më duket e vërteta dhe më duhet ta pohoj. Dikush mund të mos jetë dakord, por shqyrtojeni me kujdes. Andej dhe këtej kufirit ka shqiptarë të mëdhenj dhe të vegjël, kështu ka qenë dje, sot dhe do të jetë ndoshta e në të ardhmen. Ndaj duhen mbajtur gjithmonë vëmendja zgjuar për të kuptuar se ata mund të gabojnë, e kur kjo nuk i shërben interesave tona duhen ndëshkuar me votë. Zhvillimet e vitit të fundit dhe Konferenca e Mynihut, na e dhanë një mesazh të qartë. Kush di ta lexojë, le ta mbajë shënim.