Prof. Kristaq Kume: Partitë që pranojnë financime të huaja janë në shkelje të ligjit, të shtohen masat për të parandaluar fenomenin

145

“Ndonëse Lulzim Basha që prej muajt mars ka dhënë dorëheqjen publikisht, ai vijon të njihet nga Gjykata si kryetar i saj pasi akti verbal nuk është përkthyer në dokument. Kësisoj, ai vijon të jetë kryetar i këtij subjekti politik dhe paratë shkojnë në adresë të tij, dhe jo Sali Berishës.”

Sigal

Prof. Kristaq Kume

Çështja e financimit nga Rusia të partive politike është kthyer në një temë të nxehtë, ndërsa ekspertët deklarojnë se një çështje e tillë duhet të trajtohet me kujdes nga organet kompetente të hetimit. Në një intervistë për gazetën ‘Telegraf’, Profesor Kristaq Kume deklaroi se nëse partitë marrin para nga shtetet e huaja janë në shkelje flagrante të ligjeve në vend dhe se për këtë çështje duhet të ashpërsohen masat pasi është e qartë se penalizimet që parashikohen aktualisht në ligj nuk po japin efektin e duhur në parandalimin e këtij fenomeni.

Si e shihni vendimin e KQZ për të shkuar në zgjedhje pa asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor a do të thotë kjo që nuk do të merret parasysh edhe ndryshimi i kërkuar nga ju në lidhje me anëtarët e Këshillave Bashkiakë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si institucioni, që ligji e ngarkon për të organizuar e monitoruar procesin zgjedhor e kryen këtë detyrë duke u referuar gjithmonë legjislacionit, pjesë e të cilit shumë e rëndësishmë, është Kodi Zgjedhor. KQZ nuk ka asnjë mundësi që të ndërhyjë në Kodin Zgjedhor për të bërë ndërhyrje të nevojshme. KQZ nuk merr vendim për të shkuar apo jo në zgjedhje. KQZ e shumta që mund të bëjë dhe që aktualisht ka bërë është tërheqja e vëmendjes ndaj Kuvendit të Shqipërisë e partive politike për nevojën për ndryshimin që duhet të bëhet në Kodin Zgjedhor për ta bërë këtë ligj më efektiv në kuptimin e mundësive që ai ofron për të realizuar procesin zgjedhor me standarte deklaron për gazetën “Telegraf’. Theksoj se Kodi Zgjedhor aktual që ne kemi është një produkt legjislativ i vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, por jo vetëm. Kodi Zgjedhor aktual i ofron të gjitha mundësitë për të realizuar procese zgjedhore me standarde me kushtin që ato të plotësohen. Lidhur çështjen e propozimit që ne si Shoqëri Civile kemi bërë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ndodhemi para një sistuate që kemi bërë një punë që tashmë ka shkuar dëm unë vlerësoj se ajo që do të ndodhë se në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme në organet e qeverisjes vendore edhe në qoftë se nuk do të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor duke i’u referuar problemeve, që trajtohen në rekomandimet e OSBE ODIHR me patjetër për mendimin tim në Kodin Zgjedhor do të bëhet ndryshimi i propozuar nga qytetarë. Ndryshim që do u japë mundësi atyre që të votojnë me votë parapëlqyese për Këshilltarin që do të duan ta kenë përfaqësues të tyrin në Këshillin Bashkiak. Projketligji i propozuar është përfshirë në planin e punës së Kuvendit të Shqipërisë për periudhën deri në 30 dhjetor.

“Kume: Në rast se një parti politike financohet nga shtete, pra me para të huaja, ajo është në shkelje flagrante të legjislacionit shqiptar.”

Si e shihni deklaratën e drejtueses së sektorit Financiar në KQZ Valbona Ballgjini që më shumë se 50% e partive nuk kanë deklaruar pasqyra financiare për financimine këtyre partive, dhe a është ky një problem rishtas apo ka qenë gjithmonë kështu?

Mos dorëzimi i dokumentacionit financiar nga ana e partive politike si e subjekteve zgjedhore në KQZ me qëllim që KQZ të realizojë auditimin e shpenzimeve të bëra prej tyre është një fenomen i përsëritur. Për ta parandaluar këtë fenomen në mënyrë të vazhdueshme janë bërë ndërhyrje edhe në Kodin Zgjedhor, por me çduket ndërhyrjet e bëra, të cilat parashikojnë, nëse i referohemi Kodit aktual penalizim administrativ të subjektit, gjobë, në rastet kur nuk bashkëpunon apo nuk vë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar auditit të angazhuar nga KQZ dhe deri në mosfinancim me buxhet nga paratë publike të subjektit zgjedhor, pra partisë politike, deri në 5 vjet. Edhe kjo siç duket nuk mjafton dhe për mendimin tim është e nevojshme që në ndryshimet që pritet të bëhen në Kodin Zgjedhor të forcohet akoma më shumë penalizimi për subjektet politike që konsumojnë shkelje të tilla që për mendimin tim duhet të jenë penalizime jo vetëm financiare, por shumë më tepër se kaq deklaron për gazetën “Telegraf’. Si për shembull përjashtimi nga e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje për një periudhë të caktuar kohe.

“Kume: Ne jemi në kushtet ku duhet të pranojmë që mundësitë për të qenë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni janë reale. Ndërkohë duhet të theksoj se për të provuar nëse këto mundësi janë konsumuar apo jo është e domosdoshme që të hetohet.”

Si e shihni ju shqetësimin e ngritur edhe nga institucionet ndërkombëtare për financimin  e partive me para ruse?

Në qoftë se do i referohemi legjislacionit që përcakton rregullat në zbatim të të cilave financohen partitë politike dhe ky legjislacion është ‘Ligji Për Partitë Politike’ dhe Kodi Zgjedhor, ky i dyti trajton vetëm çështje të financimit të fushatave zgjedhore. Në të dy këto ligje e kanë të mbyllur plotësisht hapësirën e përfitimit dhe përdorimit të fondeve, që vijnë nga institucione ose donatorë nga shtete të huaja deklaron për gazetën “Telegraf’. Partitë Politike mund të financohen me fonde jo publike vetëm nga shtetas dhe entitete shqiptare brenda ose jashtë vendit. Ashtu sikurse, po mund të financohen edhe nga organizata ndërkombëtare politike në të cilat ato bëjnë pjesë, Kjo do të thotë që në rast se një parti politike financohet nga shtete, pra me para të huaja, ajo është në shkelje flagrante të legjislacionit shqiptar. KQZ është institucioni i vetëm te ne që ka detyrën për të ndjekur problemet e financimit dhe përdorimit të fondeve nga partitë politike për mendimin tim dhe në vlerësimin tim e ka të pamundur që të mund të gjurmojë dhe të provojë nëse një subjekt politik i caktuar konsumon një shkelje të tillë të ligjit. Pra merr dhe përdor para nga burime jo shqiptare. Kjo duhet bërë që të mund të parandalohet një gjë e tillë është e domosdoshme që në procesin e ndjekjes, gjurmimit, hetimit të veprave të tilla të rënda penale të angazhohen instuitucionet e specializuara siç është prokuroria e me radhë deklaron për gazetën “Telegraf’. Ajo që mbetet pas kësaj, nëse i referohemi mënyrës se si është trajtuar kjo çështje dhe nga ajo që ju e formuloni pyetjen, paratë ruse për partitë politike shqiptare, tregon se ne jemi në kushtet ku duhet të pranojmë që mundësitë për të qenë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni janë reale. Ndërkohë duhet të theksoj se për të provuar nëse këto mundësi janë konsumuar apo jo është e domosdoshme që të hetohet dhe të kemi prova që do të thotë se institucionet ligjzbatuese janë ato dhe vetëm ato që mund të shprehen për atë se çfarë ka ndodhur apo se çfarë mund të ndodhë për të parandaluar financimin me para të huaja. Pjsea që mbetet pastaj është diskurs politik, që jo se nuk ka vlera edhe si i tillë. Sepse edhe si diskurs politik i shërben krijimit të frymës, psikozës dhe të sjelljes shoqërore e cila kthehet edhe si faktor pengues përkundrejt këtij fenomeni.