Panairi Ndërkombëtar i Tiranës përforcon praninë e bizneseve serbe. Nisma “Ballkani i Hapur”, ka rritur me 22 % volumin tregtar midis vendeve

140
Sigal

Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar i Tiranës, “Klik Ekspo Group”, bashkëbiseduam me aktorët kryesorë të saj, dhomat përfaqësuese dhe kompanitë pjesëmarrrëse me synimin shkëmbimin e eksperincave, zgjidhjeve praktike, metodologjitë e aplikuara dhe trendet botërore.

Edicioni i këtij viti forcon prezencën e sipërmarrjeve serbe, kompani elitare që vijnë në panair nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS, Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë. “Është kënaqësi e madhe që gjendemi në Tiranë dhe gjithmonë ndjehemi shumë mirë, si në vendin tonë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, po ashtu edhe Agjencia Shtetërore për Zhvillim të Serbisë marrin pjesë prej 18 vitesh në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës. Këtë vit përfaqësohemi me 40 kompani nga Serbia, shumica prej tyre janë organizuar prej nesh, por ka dhe kompani të ardhura më iniciativë personale. Këto kompani operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me gamë të gjerë produktesh si: materiale ndërtimi, elektrike, ushqim, teknologji e të tjera”, tha Aleksandar Radovanovic, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë

Duke shtuar se kompanitë serbe e shohin tregu shqiptar atraktiv, pasi të qenurit afër gjeografikisht me Shqipërinë, po ashtu të përbashkëtat në teknologjinë e përdorur në prodhim, pērbën një treg shumë të mirë për bashkëpunim. Përballë sfidave të kohës dhe për të ulur ndikimin e krizës energjetike dhe atë të çmimeve të ushqimeve nga konflikti në Ukrainë, Radovanovic u shpreh se të gjitha bizneset shqiptare dhe serbe janë dakordësuar të ulin shpenzimet në transport dhe të bashkëpunojnë për të qenë më afër me njëri -tjetrin, duke siguruar përdoruesit e tyre.

Në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, ai tha se është e rëndësishme të kontribuojmë për stabilitetin e rajonit, dhe ta bëjmë më atraktive rajonin për krijimin e vendeve të reja pune dhe investimeve. “Konkretisht, tre vitet e fundit ne e kemi rritur bashkëpunimin tregtar, gjatë pandemisë kemi arritur të mbajmë një volum tregtar të qëndrueshëm, import-export si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Serbia në Shqipëri. Sektori agro ushqimor ka patur rezultatet më të mira nga nisma Ballkani i Hapur, ku lëvizja e mallrave bujqësore është arritur me 22% më shumë se vite më parë. Të dy vendet duhet të jenë të kënaqura me rezultatet e arritura nga ky bashkëpunim. Në të ardhmen synojmë të bashkëpunojmë në tregun e punës”, u shpreh Aleksandar Radovanovic, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë.

Edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizohet nga data 1 – 4 Dhjetor, 2022 në Pallatin e Kongreseve, ku janë pjesëmarrëse më shumë se 250 kompani nga Kosova, Serbia, Turqia, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Hollanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, në sektorë të ndryshëm.