Kuvend, gati manuali ku qytetarët mund të ndjekin hartimin e ligjeve

435
Sigal

TIRANE – Kuvendi i Shqipërisë, hartoi një projekt-manual që ka për qëllim nxitjen dhe sigurimin e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit. Përmes një njoftimi për shtyp, theksohet se “kjo nismë vjen në kuadër të pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje si një element thelbësor për çdo sistem politik transparent, të përgjegjshëm dhe demokratik.” Projekt-manuali është publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit të Shqipërisë në mënyrë që të krijohet mundësia e shfaqjes së mendimeve dhe sugjerimeve mbi përmirësime të mundshme në shërbim të funksionalitetit dhe efikasitetit të tij.