Erisa Xhixho: “Jemi të vendosur tu krijojmë më shumë shanse fermerëve duke shtuar frontet e punës në sektorin bujqësor”

459
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho sot është bërë pjesë e përditshmërisë së një familje fermerësh në Verbas te Fierit për të dëgjuar nevojat që kanë në punën e tyre. Ajo u shpreh se LSI është e vendosur t’u krijojë më shumë shanse fermerëve duke shtuar frontet e punës në sektorin bujqësor që ta çojnë prodhimin cilësor tek tregjet e mëdha, duke u radhitur krah eksportuesve më të mëdhenj të Evropës. “Duhet tu vijmë në ndihmë fermerëve me struktura më të fuqishme koordinuese dhe këshilluese për ti ndihmuar ata në identifikimin e produkteve që duhet të mbjellin. Të mbështesim akoma më shumë këtë sektor kyç për zhvillimin ekonomik të qarkut Fier dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Nxitjen e formimit profesional bujqësor te brezat e rinj të këtyre zonave”, ka theksuar ajo.
Sigal