Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Peqin! Dy persona përfundojnë në spital

107
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Broshkë në Papër të Elbasanit.

Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit u plagosën dy persona të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.