Prof. Dr. Kristaq Kume: Vendimi për shkarkimin e Ilir Metës, është politik, jo i mbështetur tek Kushtetuta

375
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Detyra e Presidentit të  Republikës të krijojë kushtet sa më të favorshme që shtetasit të gëzojnë të drejtën e votës

Prof. Dr. Kristaq Kume, ish kryetari I KQZ-së dhe ekspert i çështjeve zgjedhore, dje në një emision televiziv, i pyetur për nismën e dytë të mazhorancës, për të shkarkuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, nuk mund të jetë politikisht, por duhet të mbështetet tek Kushtetuta. Prof. Kume theksoi se “Detyra e Presidentit të  Republikës të krijojë kushtet sa më të favorshme që shtetasit të gëzojnë të drejtën e votes”, duke lënë të kuptohet se Ilir Meta, si President i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën në procesin zgjedhor. Është shumë e zorshme, do të thoja unë, që të gjenden provat e qenësishme.

Prof. Dr. Kristaq Kume: Nuk ka prova të shkeljes së Kushtetutës

Sjellja e Metës gjatë fushatës? Jemi në një situatë ku ka rëndësi çfarë keni parë ju. Mazhoranca e rikonfirmuar në zgjedhjet e 25 prillit, të paktën duke iu referuar vendimit paraprak të Komisionerit shtetëror, ka vendosur të dënojë sjelljen e Presidentit. Për të gjykuar se çfarë do të hetojë komisioni hetimor dhe cila do të jetë pritshmëria që do të ketë gjithësecili, për mua është shumë e rëndësishme që para se të shprehemi të kemi para dokumentin që do na tregojë ku do përqindrohet kuvendi i Shqipërisë për të kërkuar shkarkimin. Ajo që dihet deri më sot që përbën dhe shkakun kryesor e thënë nga mazhoranca, pritet që objekt hetimi të jetë veprimtaria e Preisdentit në fushatë zgjedhore. Kam përshtypjen që ky do të jetë hetim jo i thjeshtë, në kuptimin mundet apo jo për të gjetur prova të qenësishme mazhoranca, por edhe për t’i shkuar deri në fund ndërprerjes së mandatit të tij. Shkarkimi? I bëj thirrje të gjithëve, që të bëjnë kujdesin maksimal për të krijuar kushtet sa më të favorshme, që shtetasit të gëzojnë të drejtën e votës të pa cënuar nga askush dhe asgjë. Kjo është një detyrë e Presidentit,  kur ka marrë atë detyrë. Është shumë e zorshme, do të thoja unë, që të gjenden provat e qenësishme. Të presim cili do të jetë arsytetimi për të mbështetur shkarkimin e Presidentit. Duhet të mbështeten te Kushtetuta dhe jo te politika. Mandati i këtij parlamenti përfundon kur fillon mandati i parlamentit të ri. Dy muaj përpara përfundimit të mandatit, ky parlament nuk ka të drejtë të miratoje ligje, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të drejtë të miratojë vendime. Ky vendim ka rëndësi shumë të madhe për atë që i sjell jetës politike. Shumë më tepër se një ligj i miratuar me një ligj të thjeshtë. Mos harrojmë, që ne ndryshuam Kodin Zgjedhor. Janë gati katër muaj që nga ndryshimet që i janë bërë Kodit. Duhet bërë kujdes me atë që do prodhojë Kuvendi. Ky do te jete një veprim që prodhon precedent shumë të rëndësishëm. Do të ketë efekte afatshkurtra dhe afatgjata. Duhet kujdes shumë i madh. Kjo do të thotë respektim i Kushtetutës për çështjen në fjalë.