Prof. Dr. Enver Bytyçi: Ai nuk ka miq e bashkëpunëtorë, ka rreth vetes vetëm kriminelë

972
*
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ai është i lodhur. Eshtë kërrusur. Nuk përqëndrohet dot. Sa herë del në ekran rrotullon sytë dhe ajo e bardha e syrit jep shenjat e ligësisë së tij, një ligësi në lodhje, në gjysëm agonie. Shfryn vazhdimisht. Edhe kur shan, edhe kur bullon, edhe kur i duket se po imiton Nolin, por në fakt imiton Rrokun! Kur është i shoqëruar me banditë bëhet cub! Ua bën atyre me shenjë që të hidhen në sulm. Ashtu si ditën e djeshme në Elbasan! E njësoj si më 21 janar 2011, kur nga mesi i turmës u bënte shenjë militantëve të sulmonin kryeministrinë. Por edhe kur bën shenjë për sulm i duket ligësia. Hedh gurin e fsheh dorën! Pas sulmit del e “lutet për paqe”! “Kurrë më” – thotë! Megjithatë vesi nuk  i del as me shpirtin! Nuk rron dot pa banda dhe banditë, pa krim dhe kriminelë! Madje është në simbiozë të tillë, sa ata nuk e lënë më të ikë nga fushë-beteja kundër Shqipërisë! Ai nuk ka më fjalë. Në tetë vite i janë shterrur ato. Po nuk ka më as alternativë. Ndaj zgjedh kriminelët si të tillë.

Alternativë e tij janë tetëdhjetëvjeçarët, të cilët glorifikojnë diktatorin! Kjo tregon se ai është në fundin e fundit të fundit të jetës së tij politike! Simbolika e tij është ikja, jo vazhdimi! Në tetë vite dështoi me shumë sukses! Nuk ka asnjë projekt të përfunduar! Asnjë fjalë e premtim të mbajtur! Asnjë vepër për të qenë! Ndaj dhe nuk i mbetet tjetër veç alternativës së banditëve dhe enveristëve! Në tetë vite nuk solli asnjë investitor të huaj! E ndoti klimën e biznesit e të investimeve me smogun e pistë të korrupsionit! Tani ka nxjerrë në shëtitje belindat, tigrat, mjaftistët që të bëjnë shou me gjoja marrëveshje miliardëshe për investime në infrastrukturë dhe energjitikë! I ndihmon pak edhe Kimi! Në mungesë të areoporteve të premtuara që para tetë vitesh, u jep shqiptarëve aeroporte të tipit Katar në tridimensional. Ai ka marrë fund! I lexohet kjo në çehre, në fjalët kuturu që artikulon. I shfaqet në sy dështimi! Ia thonë jo vetëm kundërshtarët, por edhe miqtë e tij. Ka marrë fund me të gjitha e me gjithçka! Nuk ka më shokë, nuk ka më miq, nuk ka më bashkëpunëtorë! Ka vetëm kriminelë dhe lavjerrës ngjitës që i shkojnë pas. Gjithnjë për më shumë pasuri!  Ai nuk ka pasur kurrë një fije ideali, përveçse atë të sundimit në një regjim piramidal të ngritur prej tij! Prandaj nuk ka vepra, veç shëmtisë së pushtetit harbut. La pas tymnajë propagande dhe dështimesh reale. Por la edhe një Shqipëri pa shpresë! La pas tij një model të shëmtuar të qeverisjes. Por edhe një mal me smogun e propagandës sikur ai “po bënte shtet”! Ai la pas shtetin e oligarkëve dhe dhunën mbi të varfërit! La pas makthin e dhunës policore kundër popullit të vet! La pas shkatërrime si ai i teatrit në këmbim të inatit, egos dhe hakmarrjes personale! Ai kurrë nuk qe i vërtetë me njerëzit! Kurrë, askush nuk e kuptoi se çfarë është, pse është, çfarë përfaqëson dhe çfarë fytyre ka! Ai diti vetëm të shtiret! Kur kërkon vota është ndryshe, tjetërsohet! Në fushatë elektorale nxjerr akte normative dhe ul taksat. Sapo mbarojnë zgjedhjet dhe e ka rrëmbyer pushtetin, i rrit ato, diçka më shumë se ç’ishin më parë. Mezi pret vitin tjetër fiskal që të planifikojë shtimin dhe rritjen e taksave. Dhe kthehet e u thotë qytetarëve: “Shteti nuk bëhet pa taksa”!  Ai është kameleon i llojit unik në sojin e vet! Nuk rri kurrë në shpinë, edhe kur e lëshon me nokaut përtokë! Është si macja e zezë, ka shtatë shpirtëra! Por shpirtëra tersi! Shpirtëra që mallkojnë! E patë si i mallkoi para pak ditësh kundërshtarët e tij?! Nuk di të bëjë tjetër! Nuk di të japë shpresë! Nuk do të japë besim! Thjesht di të sulmojë, të etiketojë, të fyejë, të çirret, të bërtasë, të hungërijë, të kakarisë, të mjaullinj. Ndonjëherë dhe të kukojë! Dje katër herë iu kundërvu liderit të opozitës! I tha “bëhu burrë”! Se burra, sipas tij, janë ata që bëhen palë me krimin e kriminelët, me bandat e bandidët. Po të jesh modern, i sjellshëm e kokulur, sipas tij, nuk je burrë! Se ai jeton me intrigën e paburrërisë!

Ai vetëm merr, asnjëherë nuk jep! Merr për vete! Merr për rilindjen! Merr për Olsin, për Lindën e për Zahon! Por nuk jep. Kur i jep Olsit i vendos kushte. Ndërsa Lindës i jep pa kushte! I ka dhënë bankën asaj! Si paraardhësi i vet, Nano. Lindës nuk i jep se e ka bashkëshorte, por se… Çfarë do më shumë! Ai është i tmerruar dhe njëkohësisht i dëshpëruar! I mban në rresht banditët, trafikantët dhe kriminelët! Ose më saktë e mbajnë ata atë gatitu! Por delet po i dalin nga rrjeshti! Ditmiri i është bërë makth. Pret dita-ditës se kur do të zbrazet kundër tij! E zbrazja e Ditmirit e klasifikon automatikisht si tradhtar të kombit! Ai është jo vetëm i zemëruar me Lelin e Vlorës, por edhe i frustruar prej tij. Janë së paku 500 hektarë në bregdet që i kanë çuar në duart e një mafiozi, duke ua marrë me forcë pronarëve në emër të asaj se “Nuk ka toka private në bregdet”! Nuk ka për ata që i kishin, por ka për mafiozët që bashkëpunojnë me atë dhe darkojnë në restorantin e tij në kryeministri!  Ai nuk ka më të ardhme! Nuk ka as të sotme! Ka vetëm të shkuarën e zezë! Ka vetëm Atin! I biri dhe i shenjti i mungojnë! Se ëndërroi për të shkuarën e punoi për të shkuarën. Nuk la asgjë për ta kujtuar në të ardhmen. Eshtë i pari dhe i vetmi kryeministër që mund të kujtohet vetëm për dështimet e tij, por jo edhe për ndonjë vepër që la pas! Pikërisht këtë tragjedi ai e vuan shumë! Kishte besuar se duke ringjallur diktatorët apo mbretërit e absolutizmit, do të ndërtonte të ardhmen e këtij vendi! Por ai harroi se absolutizmi është epoka e errësirës!