Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Shqiptarët po udhëheqin Iliriadën” !

Fuqitë e Mëdha të Europës e filluan coptimin e territoreve të Vilajeteve Shqiptare që më 1878 nga Kongresi i Berlinit, duke i dhënë Malit të Zi Plavën e Gucinë, Tivarin e Uqlqnin deri në Nish, Vranje e Leskovac, ku banonin shqiptarë.

Pas rënies së Perandorisë Osmane territoret e Vilajeteve Shqiptare u ndanë midis Greqisë, Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë.

NOA

Më 1920 nga Konferenca e Paqes në Paris u vu në rrezik edhe Shqipëria e mbetur nga vendimi i 29 korrikut 1913, që caktoi statusin e Principatës së Shqiperisë dhe kufijtë e saj.

Shqipërinë e shpëtoi Presidenti i ShBA. Ëillson. Pas 100 vjetesh Kosova u bë shtet i lirë e sovran nga mbështetja e drejtëpërdrejtë e ShBA dhe Presidenti Klinton.

Tani për shqiptarët ekziston një tjetër realitet, akoma edhe më optimistë. Dje edhe në Malin e Zi kryeministër u votua nga Parliament Dritan Abazi/ Abazoviç. Në qeveri janë edhe dy ministra shqiptarë. Në Maqedoninë e Veriut shqiptarët janë faktor shumë i rëndësishëm politik. Kryetari i Parlamentit është shqiptar. Në qeveri ka zëvendës kryeministër e disa ministra. Nëse politkanët shqiptarë do ta kuptojnë më mirë fuqinë e tyre politike, edhe qeverinë mund ta drejtoj në të ardhmen e afërt një shqiptarë.

Ne shqiptarët duhet t’i jemi mirënjohës ShBA, pa mbështetjen strategjike të tyre, nuk do e kishim këtë fuqi e rol.

Të mos harrojmë se Rusia e ka patur strategji daljen e saj në Detin Adriatik. Ajo ishte arkitekte e shpërbërjes së shqiptarëve mes shteteve sllave me 1912-1913.

Putini e ka futur Shqipërinë te shtetet jo mike, që është një paralajmërim për rreziqet reale të shfaqura pas luftës çnjerzore në Ukrainë dhe synimit për destabilizimin e Ballkanit.

I vetmi aleat strategjik për ne shqiptarët mbeten ShBA.

Ta ruajmë e fuqizojme këtë aleancë, që të marrim rolin që na takon në Iliriadë.