Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari është shprehur se Koventa e 25 korrikut është një moment historik për ridimensionin e opozitës. Sipas Braimllarit forca që ai përfaqëson, LSI është në një proces hapjeje, ndaj ftohen të gjithë ata që duan të kontribuojnë për rrëzimin e këtij pushteti të papërgjegjshëm, antiligjor dhe autokrat t’ i bashkohen kësaj force politike.Postimi i plotë i Braimllarit: Konventa e 25 Korrikut moment historik për ridimensionimim e opozitës, organizimin e LSI në funksion të zgjedhjeve vendore të 2023-it.Përgatitja e strukturave të LSI-së për zgjedhjet vendore dhe evindentimin e përfaqësuesve dinjitoz për kandidatë në këshillat bashkiak, forcimin e organizatës së LSI-së dhe hapjen e saj do vazhdojë me ritme të shpejta. LSI është në një proces hapjeje ndaj ftojmë të gjithë të ata që duan të kontribuojnë për rrëzimin e këtij pushteti të papërgjegjshëm, antiligjor dhe autoktat t’i bashkohen forcës sonë politike.LSI është forcë përcaktuese në çdo bashki të vendit!




















