Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Po bie piramida antikushtetuese

411
Sigal

Po bie piramida antikushtetuese !

 Prof. Dr. Elmaz Sherifi

Parlamenti i sajuar u përdor dhe keqpërdor për t’i dhënë jetë ideve anarkiste dhe rrëzimit të Kushtetutës. Antikushtetuteshmëria “rrëzoi” edhe “Piramidën e Hans Kelzen”, i cili në Jurisprudencë konsiderohet “Babai i Kushtetues” dhe Kryetari i parë i Gjykatës Kushtetutese të Austrisë. Ne 100 vjetorin e Gjykatës Kushtetutese, Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetutese. Funksionet e saj, Parlamenti i Shqipërisë ia “besoi” Komisionit të Venecias. E prej saj prisnin edhe vendimin për shkarkimin e Presidentit. E pa dëgjuar edhe kjo thragmë!  Por, ja më në fund Komisioni i Venecias u dha shuplakën, me fuqinë e 1 miljon shuplakave gërryesve të Piramidës së Hans Kelzenit! Kryetari i Shtetit me një këmbëngulje përgëzuese ia mbërriti që me prova e fakte ta bind Komisionin e Venecias në shkeljet flagrante Kushtetutese. Këto nuk janë përfundime që i nxjerr sot. Për marrëzitë e qeverisjes kam shkruar në 20 qershor 2019.

Statusin e kam emërtuar: “Qeverisja në Shqipëri si pikturat e Ramës” ! Lexojeni.
Shqipëria ka mbetur pa Institucionet Kushtetutese. E, megjithese kjo është e vërtetë, një “dorë e padukshme” po inkurajon vazhdimin e eksperimentit. Pushtetet e shtetit të përcaktuara me norma kushtetutese, nuk ekzistojnë më. Pushteti legjislativ është nga më qesharakët në historinë politike të Shqipërisë. Ngjason si Kuvendi Popullor i Vito Currit. Pushteti Ekzekutiv identifikohet vetëm me kryeministrin, sepse ministrat janë si tespiet në duart e Plakut Mere. Pushteti gjyqësor është avulluar me kohë dhe mijra dosje janë bërë sa Piramida e Keopsit. Nuk ka Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi u largua se plotësoi mandatin kushtetues, u rikthye përsëri, duke ndjekur modelin e një anëtari të Gjykatës së Lartë që ka vite me mandat të mbaruar, por pret të shkojë te Gjykata Kushtetutese që është tretur si kripa. Edhe kryetari i shtetit qëndron formalisht në detyrë, se dekretin e tij nuk e zbatojnë komisionerët e PS në KQZ dhe Biba po kryen funksionin e Gjykatës Kushtetutese. Bashkitë, që drejtohen nga Opozita në zbatim të dekretit kundërshtojnë KQZ dhe ministri i Brendshëm do eleminojë Policitë Bashkiake të tyre. OSBE nuk kontrollon realizimin e standardeve për zgjedhje të lira e të drejta, por është shndërruar në prokurori e urdhëron policinë të burgosë protestuesit. ‘Bild’ shfaq masakrën e krimin elektoral, ku ‘tërmetet’  në Dibër bënë kërdinë e shërbyen si eksperiment për 2017, ndërsa ministrat e deputetët e akuzuar si dhe deputet nëpër studio gajasen me faktet e tallen me mendimet e opinionistëve, që skandalizohen nga çfarë dëgjojnë dhe me ironi i konsiderojnë ato model të zgjedhjeve demokratike. Flaka po mbulon Shqipërinë e Rama shikon çdo mëngjes filxhanin, duke konkuruar fallxhoren. Si e shikoni, qeverisja ngjason si pikturat e Ramës, që të gjithë i shikojnë, e aspak si kuptojnë, veç autorit. Historia e magistra vitae- thoshte  Cezari. Kush se kupton se ç’po ndodh, le të vazhdojë të dremit në avujt e hashashit!