Prof. Arben Malaj: Raporti i OSCE/ODHIR për zgjedhjet 2021, do të prodhojë më shumë humor politik se përgjegjësi politike

286
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Raporti i OSCE/ODHIR për zgjedhjet 2021 do të prodhojë më shumë humor politik se përgjegjësi politike. Deklarata e Ballës së Rilindasve se: Ky është raporti më i mirë i 30 viteve të fundit” ju kujton shqiptarëve skeçin e Agron Llakës “I kuqi me topi blu” ku ironizoheshin me të drejtë raportet e kujdesshme të OSCE/ODHIR – se “zgjedhjet e fundit ishin një hap më të mira se zgjedhjet e mëparshme”.

Fatkeqësisht për të gjithë shqiptarët, veç Ballave të kurrupsionit dhe kapjes së shtetit, në vitet 2020-2021 në të gjitha raportet dhe indekset ndërkombëtare deklarohet dhe apelohet se demokracia, shteti ligjor, varfëria, pabarazia, financat publike janë përkeqësuar në Shqipëri. Këto gjetje dhe paralajmërime përputhen me realitetin e hidhur shqiptar të cënimit të demokracisë funksionale, me rritjen e korrupsionit dhe kapjes së shtetit, varfërimin material shpirtëror të shqiptarëve.

Ky realitet është materializuar në humbjen e shpresës.

Kjo konkretizohet në braktisjen e vendit dhe hezitimin për tu rikthyer.

Patjetër për disa nga Ballat e Rilindjes që janë në “vetë-shërbim” fitimprurës të disa oligarkëve dhe në pasurim të familjarëve të tyre “super të mençur” – demokracia dhe ekonomia e rilindasve është “rozë e mavijosur” në realitetin ekonomik, politik e shoqëror shqiptar.

Por për studuesit e shkencave politike, demokracitë janë një risk si në vendet e lindjes dhe në zemër të perëndimit.

Dy studues të universitetit të Harvardit kanë botuar para pak viteve këtë studim ndërgjegjësues dhe apelues: “Si demokracitë vdesin”.

Libri për lexuesit e thjeshtë ofrohet me ulje çmimi jo të vogël.

Për “mbretërit kryeministrorë” që e kanë sunduar tranzicionin tonë dhe që po kërcënojnë demokracinë funksionale dhe me pjesëmarrje – libri dhurohet.

Mjafton që “baballarët e kombit apo ortakët e oligarkëve” – të lexojnë, kuptojnë, ndërgjegjësohen dhe të angazhohen të shpëtojnë demokracinë e brishtë dhe hibride brenda partive politike, në qeverisjen e kapur dhe shoqërinë e drobitur shqiptare.