Gëzim Llojdia: Kur RAI vendosi si muzikë te reklamat këngën “Janinës ç’i panë sytë”…

 – Aq popullore u bë “Janinës…” saqë nami i saj shkoi përtej detit

– Kënga u dëgjua në publik, në festivalin folklorik në Gjirokastër ,në vitin 1983.

NOA

 

  1. … Aq popullore u bë “Janinës…” saqë nami i saj shkoi përtej detit.

Pas viteve ’90

Tv RAI e mori këngën dhe e përpunoi në stilin e vet sa doli një melodi e persosur. Jo si ai përpunimi, që bëri Ansambli i këngëve dhe valleve popullore, që u harrua, por nxori një melodi tejet të bukur, që i shkonte për shtat veç asaj bukurie polifonike. Shpesh melodia e këngës së Janinës jepej në RAI, si shoqëruese e reklamës aq sa edhe vet italianët mahniteshin me këtë bukuri të pashoq.

Mirëpo, RAI, një ditë e hoqi perlën nga transmetimi, pjesëtarët e grupit të Lapardhasë nuk kishin rënë dakort. Para se kënga: “Janinës ç’i panë sytë ”, të shkonte në Gjirokastër , ishte paraqitur në një festival zonal dhe më tej në Vlorë. Ka qenë një rastësi. Shkova te gazeta lokale dhe atje një gazetare e re Zana M më ngarkoi të shkruaja një reportazh për përgatitjet, që po bënin grupet polifonike për festivalin e Gjirokastrës. Nga zona jonë ishte edhe grupi polifonik i Lapardhasë. Gazetares , siç dukej ai reportazh i ishte ngarkuar ta përgatiste ajo vasha e re ,mirëpo të shkonte deri atje ishte larg dhe deri atje, asnjë autobus nuk shkonte, madje as edhe ndonjë makinë për shkak të rrugës copë-copë, një rrugë e ndërtuar me një traktorë të SMT-së, që emrin rrugë e kishte, por rrugë nuk ishte. Fshati ishte i njohur, por nuk kishte famë të madhe. Ndryshe Mavrova e heshtur me kalanë e Çakallovajve, histori mijëravjeçare. Pra njësoj si fshatrat e tjerë. Lapardhaja u bë e dëgjuar vetëm pasi : “Janinës ç’i panë sytë” u zbulua në kalanë e Gjirokastrës, një mbrëmje vjeshte. Pas kësaj emri i këtij fshati u bë shumë i njohur dhe i këtij grupi, që mbante emrin e fshatit.

2.

Feti Brahimi ishte poet një ndër xhevahirët e mëdhenj të polifonisë. Kur themi :Feti Brahimi, ne kemi në mëndje, perlën e polifonisë tonë :“Janinës ç’i panë sytë”. ”Gjashtë violina” i kanë quajtur, gjashtë djemtë nga Lapardhaja, që kënduan atë këngë dhe :”Një penë e artë “ në mes që identifikohet : Feti. B .Ai ishte autori i vargjeve, por edhe i melodisë të cilën e krijonte vet. Në të vërtetë Feti Brahimi lindi në Lapardha dhe jetoi atje dhe në Kotë në fillimvitet e demokracisë e së fundi në Vlorë, por ai ishte i zgjedhur nga bukuria hyjnore, si poet dhe një ndër më të veçantët. Nëse polifonisë, do t’i themi ujëvarë, “uji më i distiluar i saj” ishte  Feti Brahimi me krijimet e tij. Përpara se grupi i Lapardhasë të shkonte në Gjirokastër, aty nga viti 83, reportazhi i parë për këtë grup polifonik u botua te gazeta ”Zëri i Vlorës” dhe më pas e botoi edhe gazeta: “Bashkimi”. Ndërsa në vjeshtë, kryesisht në muajin tetor në bedenat e kalasë gjëmonte kënga,vallja dhe bukuria e folklorit shqiptar. Data e kësaj feste dihej. Mirëpo, si ishte historia që më shpuri në rrëzë të malit ku ngjan si stehë a shullër fshati nga ku rrodhi edhe kjo perlë? Pra fjala është si u gjet ky madem i rrallë popullor, atje sipër në atë fshat? Shkurt: Një gazetare, sapo kishte filluar punë te gazeta lokale, ishte fejuar në Tiranë dhe shpejti do të ikte nga Vlora. Siç dukej shkrimin ja kishin ngarkuar asaj, Zana. M. Ajo më pyeti se:” A kishte rrugë dhe nëse shkonin autobuza për në Lapardha?

-Rrugë e pashtruar dhe mezi shkon traktori.

-Sa larg mbanë nga Kota ?

-Një deri në dy orë në këmbë.

-A mund të më bësh një reportazh për përgatitjet, që po bëjnë grupet polifonike për festivalin e Gjirokastrës?

-Do ta botojmë në faqen e parë . Realizoje për dy tre ditë dhe ma sill mua,-më tha. Atë verë, pra hodha lumin në pacarelë dhe u ngjita në Lapardha, aty ku kërkova dhe takova Fetiun. E njihja grupin e Lapardhasë, i cili konkurronte çdo vit në Kotë, ose jepte shfaqje për kooperativistët dhe banorët e tjerë të zonës. E gjeta përpara dyqanit me artikuj të përzier. Lapardhaja është një fshat në këmbë të malit të Shashicës, që e rreh dielli, sapo lag agun e ditës. Fetiu mësoi qëllimin tim dhe më tha:

-”Flasim më mirë jashtë”.

Kishte fshatarë në dyqan dhe nuk ishte i qetë. Lëvizëm ngadalë duke shkuar drejt shtëpisë së tij. Në shtëpinë e tij nuk kishte njeri. Të gjithë ishin në punë, ndërkaq një fllad nga mali i Shashicës zbriste. Ndërsa freskonte ditën e vaposur. Ai fliste në këmbë.

-Feti, e pyeta me se do paraqiteni në Gjirokastër?

-Janinës ç’i panë sytë”.

-Dëgjoje më thotë dhe filloi ta këndonte vetë i pari.

Pastaj,-tha ja të pimë këtë gotë me raki, do shkojmë te dyqani se kemi ca djem të grupit atje dhe ta dëgjosh më mirë.

-Si i gjete vargjet e këngës, ose më mirë si i keni krijuar?

-Në fakt i kam dëgjuar nga babai im.

-Bënte fjalë për një këngë të vjetër të hershme të luftëtarëve shqiptarë.

-Kënga përmend ngjarje historike ndoshta të viteve 1840 – 1890 dhe ka për vendngjarje Janinën dhe Pesë Puset. Kur e pyeta:”Ku është kënduar kënga, më tha: -Në fshatë, Velçë, Mavrovë në Lumin e Vlorës…

-Unë e përpunoj vetë melodinë e ripërpunoj me veten time, pastaj bëjmë prova te vatra e kulturës. Në prova shikojmë mangësitë dhe çfarë duhet ribërë nga e para për të arritur përsosmërinë. Lidhur me tekstin e këngës. Fetiu më, thotë:”Është tekst i vjetër më shumë gjendet në “memoriet e njerëzisë” se në libra.

-Unë ,- tha ai, i dëgjoj nga pleqtë e vjetër, këngët, bejtet e tyre i mbledh dhe i shkruaj ose i “stivos në memorie, për t’i shikuar më vonë. Në një dasmë, në një ziafet a mort dhe kudo ku këndohet apo citohen bejte, vargje popullore nga të moshuarit unë i dëgjoj dhe i shkruaj. Pasi pimë një gotë me raki te shtëpia e tij, u nisëm te dyqani ku ishin disa nga këngëtarët e grupit folklorik të Lapardhasë, që aso kohe punonin në kooperativë. Më duket ishte Nazifi dhe të tjerë.

-Gazetari do të dëgjojë këngën, që do shpiem në Gjirokastër.

-Tha Fetiu.

Nazifi me bukurinë e zërit, virtualitetin dhe magjinë e zërit më bëri të rrëqethem.

Ishte aq mahnitëse sa kurrë më parë s’kisha dëgjuar, një melodi të tillë të bukur, flurore me aromë hyjnore. -“Janinës ç’i panë sytë,/ ish e premte ajo ditë./ Të pesë puset në grykë/ Zenel Çelua vet i dytë./ Zeneli me të velçiotë,/ dhe trimi Jaçe Mavrova./ Çau mes përmes taborë,/ kur shtriu Pashanë e njohën…”

3.

Kënga u dëgjua në publik, në festivalin folklorik në Gjirokastër ,në vitin 1983. Ndërkaq më parë ishte dëgjuar në festivalin zonal të Kotës, ku përzgjedhësi ishte një juri me Haxhi Dalipin, sikurse më vonë më tej në Vlorë nga ku bëhej përzgjedhja definitive për të shkuar në fest-folkun e Gjirokastrës.

4.

“Janinës, ç’i panë sytë” u bë një ndër këngët më të dëgjuara dhe më të kënduara. Ishte vështirë ta këndoje një perlë, sepse duhej zëri i Nazifit dhe teknika e tij e veçantë në përpunimin e zërit. Aq popullore u bë “Janinës ….” saqë nami i saj shkoi përtej detit. Pas viteve ’90. Tv RAI e mori këngën dhe e përpunoi në stilin e vet sa doli një melodi e persosur. Jo si ai përpunimi, që bëri Ansambli i këngëve dhe valleve Popullore, që u harrua, por nxori një melodi tejet të bukur, që i shkonte për shtat veç asaj bukurie polifonike. Shpesh melodia e këngës së Janinës jepej në RAI, si shoqëruese e reklamës aq sa edhe vet italianët mahniteshin me këtë bukuri të pashoq. Mirëpo, RAI, një ditë e hoqi perlën nga transmetimi, pjestarët e grupit të Lapardhasë nuk kishin rënë dakort. Një ditë pa u mbyllur vitet ’80. Grupi i Lapardhasë dhe Fetiu shkuan në Francë me “Janinën…”

5.

Mirëpo edhe:”Janina e Fetiut, kishte kundërshtarët e saj. Bëhet fjalë pas viteve ’90. Studiuesi dhe mbledhësi i folklorit, Fatos Mero Rrapaj vjen një ditë dhe më thotë se kënga që ishte shfaqur në Gjirokastër në vitin 1983 :”Janinës ç’i panë sytë” ,nuk ishte ashtu siç e kishte shkruar Fetiu ,por diçka ndryshe,madje s’kishte fare të velçotë apo mavronjotë…Fatosi kishte botuar këngët popullore të Çamërisë madje parathenien e kishte bërë Kadare dhe këngët popullore të Labërisë dhe më tregoi tekstin origjinal. -Dëgjo Fatos miku , i thashë, ja u bë një artikull,ja u bënë dy,ja edhe më shumë, por ata se rrëzojnë dot nga piedestali atë perlë, që vijon të mahnitë ende të huajt edhe pse ka shumë vite që është krijuar dhe kënduar.

-Ke të drejtë -tha Fatosi.

…Më tutje i thashë Fetiut se studiuesi F.M.Rrapaj kishte një oponencë me vargjet e tekstit të Janinës. Fetiu u nxi në fytyrë dhe më tha:”Kënga mund të ketë si tekst disa variante.

P.sh në zonën tonë është kënduar pikërisht ashtu siç është tashmë. Në zona të tjera mund të jetë përshtatur dhe kështu me radhë…

6.

Disa radhë nga rapsodit ditore që krijonte çdo ditë Fetiu.Aty për aty ai shkruante bejten e rradhës. a-Fetiu punonte si normistë në Lapardha.Një ditë ai vuri në lojë kryetarin e kooperativës me bejten e tij të famshme:”68-49 mbushur me mish nga brenda…”ishte targa e bc,ku diskreditohej kryetari i kooperativës, që mbushte makinën “Bç”. Eh kryetari bënte, ndere e hynere për vete te të mëdhenjtë në Tiranë.

b-Një herë tjetër ,ai thurri një bejte për një shofer autobusi i cili vinte çdo mëngjes e mbrëmje në Kotë dhe sillej shumë mirë me njerëzit,madje nuk linte njeri pa marrë. Mirëpo atij njeriu,një ditë ja hoqën autobusin. Fetiu si rapsod popullor thuri në vargje një fletërrufe dhe e vendosi në mes të Vlorës,atje ku ishte këndi i fletrrufeve tek hotel Sazani,më duket,ku midis të tjerave shkruhej:”Kush e njeh shofer Pëllumbin,atë djalin atë brunin…. dhe pas asaj fletë rrufeje të bukur siç kishte një traditë aso kohe, por kjo ishte krejt ndryshe ,ajo nuk kritikonte por nxirte në pah vlerat humane të një njeriu punëtorë,shoferit që i ishte hequr autobusi të nesërmen, erdhi sërish në linjën e vjetër :Vlorë-Kotë. …Një ditë ishim në kooperativën e Bashkuar të Mavrovës, mirëpo zyrat ishin në lindje të Kotës rreth 50 m nga qendra e Kotës.Për mungesë të mjeteve sektorët asnjëherë se realizonte planin, që shkruante në fillesë të viteve. Mernim zotime në fillim të vitit,do bëhet kjo,ajo ,ndërkaq kur mërrinte fundi i vitit,gjithshka ishte harruar.

Mirëpo,ngrihet agronomi dhe premton si një vit më parë.

Fetiu aty për aty bëri këtë varg: “ Agronomi ynë krenar ka një plan në inventar…” -Ka shumë vargje të thurura nëpër dasma, nëpër festivale, ceremonira dhe nga aktivitete të ndryshme nga Feti Brahimi. Janë aq shumë, saqë do të kërkojnë volume të tëra për t’i botuar…Ku bëhej konkurimi për grupet polifonike të famijëve? Fëmijët e Laparadhasë shkarkuan magji, i kishte përgatitur vet, Fetiu. Mirëpo ç’ndodhi? H.Dalipi, tha se vendin e parë do ta marr grupi i fëmijve të Gumenicës. Trufulloi Fetiu dhe doli jashtë i habitur tej mase. Kur të tjerët i kërkuam arsyet Haxhiu i infektuar edhe nga juria që anonte siç dukej, tha: -Po pse vetëm Lapardhaja ka folklorë, po të tjerat s’kanë…? Madje pas ca vitesh sërish në konkurimin zonal grupin e Lapardhasë e lanë jashtë fituesve mirëpo, atje ku u bë përzgjedhja Lapardhaja kishte vendin e saj në festival. Ishte hera e dytë, që një grup famoz shkonte në kalanë e lashtë dhe përtej saj. Ishte e para herë, që emri i fshatit dëgjohej aso kohe përtej shtetit tonë dhe këtë e arritën ata artistë virtuozë mjeshtra të këngës, që e sollën atë me aq finesë e bukuri, saqë nuk mendohej se do të sillte këtë sukses. Njëherë vjen një shkresë nga Komiteti Ekzekutiv i Rrethit. Shkresa fillonte me realizimet mujore të çdo ndërrmarje apo kooperative të Vlorës dhe çuditërisht mbyllej me një poezi të Feti Brahimit. Poshtë ishte vula dhe firma e kryetarit të komitetit. Nuk kishte bërë vaki më parë, që në shkresat zyrtare të vendosej një poezi për mos realizimet, por thurur me mjeshtëri, finesë dhe humor nga Feti Brahimi.

7.

Fetiu si ligj i natyrës largohet fizikisht nga kjo jetë, por do ngelet në shekuj i gjallë dhe i pa harrur. Fetiu me krijimet e tij të këngës labe e ngriti në piedestal ku u bë e njohur në të gjithë botën.

Poezia e bukur e Leonard Rudaj:

-Legjendat që zbritën,/ nga malet e lartë, / atje’ ku burimet, burojn vetëm mjalt. Legjendat që shkruan, histori të zjarrtë,/ “gjashtë’ violina, dhe një penë e artë”./ Nëse them’ legjendë, e ka një kuptim,/ do të mbeten në mendje, për brezat që vijnë./ Do të mbeten legjendë, dhe s’do t’kenë të dytë,/ jo vetëm’ “Janinës”, ç’i kanë parë sytë…

8.

Poezia e Albjon Halo

Feti Brahimi!

Shushica rrjedhën e ndali,/ malet e lartë gjunjëzuar,/ dëgjoj çapat e një kali,/ mbi të një ëngjëll kaluar!/ Kali bardh krahët i hapi;/ një shpirt me të fluturoj/ E di, ku do ndalet vrapi/ në Parajsë do përfundojë!/ Çke moj këng e Labërisw/ Lapardha të iku “Zoti”;

simbol i përjetësisë/ do kujtohet mot pas moti!/ Në këngë vargjet ti i gdhënde; / ato vargje ujë burimi,/ do vazhdohet rruga tënde/ lamtumirë Feti Brahimi!