Prezantohet në Celtic libri i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, Meta: I paduruar për të lexuar kujtimet e tij

247
Sigal

Sot në Celtic Park, “Paradise”, u prezantua libri me kujtime “Football, Freedom and Paradise” i kapitenit dhe legjendës së Ekipit tonë Kombëtar, Rudi Vata.

Meta përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se është i paduruar për të lexuar kujtimet e tij.

Postimi i Metës:

Sot në Celtic Park, “Paradise”, u prezantua libri me kujtime “Football, Freedom and Paradise” i kapitenit dhe legjendës së Ekipit tonë Kombëtar , Rudi Vata, emër i madh edhe i futbollit skocez, i cili më lidhi fort me skuadrën time të zemrës #CelticFC .

I paduruar për të lexuar kujtimet e tij!

Shumë urime Rudi! Të jam shumë mirënjohës që më lidhe me komunitetin më besnik në botë #CelticFC !

Të gjithë ata që e njohin Shqipërinë përmes teje e duan, e adhurojnë dhe e vizitojnë me shumë dashuri.
Suksese Roccos!