Kërpaci: Të financohen testimet për të gjithë shqiptarët

401
Sigal

Ditën e sotme, Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka bërë thirrje qeverive që të bëjnë sa më shumë teste për raste të dyshuara pasi vetëm kështu mund të luftojmë më shume koronavirusin.

Lidhur me thirrjen e bërë nga kreu i OBSH, vjen reagimi i Floida Kërpacit ku shprehet se shqiptarët duhet të testohen dhe të izolohen.

“Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është thyerja e zinxhirëve të transmetimit. Dhe për ta bërë atë, duhet të testoni dhe izoloni.
Kjo pandemi nuk mund te ndalohet nese nuk dihet se kush eshte i infektuar”,-shkruan Kërpaci.

Ja postimi i plotë i Kërpacit:

Të financohen testimet për të gjithë shqiptarët❗

“Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është thyerja e zinxhirëve të transmetimit. Dhe për ta bërë atë, duhet të testoni dhe izoloni.
Kjo pandemi nuk mund te ndalohet nese nuk dihet se kush eshte i infektuar.”

Ky është mesazhi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Alo 127 nuk mund të përcaktojë virtualisht kush do të bëj testimin!

Qeveria duhet të njohë rekomandimet e OBSH dhë të financojë testimet ndaj koronavirusit për të gjithë qytetarët!

Ju ftoj të lexoni deklaratën e OBSH⤵️⤵️