Presidenti Ilir Meta ka qene sot ne Cerrik ku ka mbeshtetur inisiativen e Aleances per Dhurimin e Gjakut. Me pas Meta ka ndalur edhe ne Shtermen, fshati nga i cili vijne mbi 30 medalje në peshëngritje mes sportistëve të ndryshëm, si Klaus Toska, Alush Hoxha, Briken Calja, Romela Begaj, etj
Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Kënaqësi e veçantë të vizitoja Shtërmenin e sidomos këtë palestër që prej dekadash është bërë një “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve kombëtare dhe europianë të peshëngritjes. Mirënjohje trajnerit Leonard Toska dhe gjithë ekipit të Shtërmenit.
Rasti i Shtërmenit është një shembull se si falë pasionit për sportin një qendër modeste mund të kthehet në një burim krenarie për sportin dhe vendin tonë.??
Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 7 décembre 2018