‘Rilindja’ joshi në zgjedhje elementë të LSI-së, duke i favorizuar me punësime, dhënie licencash, etj

220
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në Bashkinë e Vlorës u thithën një pjesë e strukturave të LSI-së, përfshirë ish-drejtues të kësaj force politike. Gjithashtu, në Bashkinë e Delvinës dhe Sarandës u bë e mundur, që të reduktohej efekti i faktorëve, që garantonin votat për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Shtabi Elektoral e gjykoi më të efektshme të përqendrohej në fushatë me votuesit e LSI-së, çka mundësoi ruajtjen e mandateve në skemën 8:4,  sesa të bënte fushatë më aktive për tërheqjen e të pakënaqurve të PS-së, (çka mund të kishte sjellë disa vota më shumë për PS-në, por i lehtësohej puna LSI-së për të ruajtur mandatin e tyre dhe rezikonim të përfundonim në rezultatin 7-5). Ekipi politik i Qarkut u përqëndrua tek elektorati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke synuar maksimalisht tërheqjen e anëtarësisë së këtij subjekti, si me kontakt të drejtpërdrejtë, ashtu edhe me angazhimin e faktorëve kryesorë elektoralë të kësaj partie. ‘Rilindja’ u krijoi elementëve që “importoi” nga LSI, kushte favorizimi, si punësime në shtet, i ndihmoi që “të zgjidhnin” probleme me drejtësinë, në dhënien e tenderave, licencave të ushtrimit të profesionit, etj.  E thonë vetë ‘rilindasit’ indirekt, edhe tek raporti që kanë përgatitur faktorët kryesore elektoralë të LSI-së, që punuan për ata.