LSI Durrës ka denoncuar në rrjetin social facebook, papërgjegjshmërinë e qeverisë në realizimin e strehimit të banorëve të Shijakut banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjithashtu në postim përfshihet dhe theksimi i problemeve të ndryshme në zonën e Xhafzotajt.
Ja postimi i plotë :
Shijaku dhe Xhafzotaj jashtë vëmendjes së qeverisë. Shijaku vuan prej mëse një viti me mungesën e strehimit të banorëve me ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Asnjē pallat nuk është ndërtuar. Shtëpitë individuale ende pa riparime.
Edhe Xhafzotaj ka mjaft probleme të cilat prej vitesh nuk kanë qenë në vëmendjen e qeverisë. Në këtë zonë nuk ka qëndër funksionale shëndetësore, nuk ka kopësht, çerdhe apo shkollë. Mungesa e zhvillimit ka bënë që shumë të rinj të emigrojnë jashtë vendit.
Kanali i ujrave të zeza është pranë banesave, era e rëndë, mbetjet dhe frika e përhapjes së ndonjë sëmundje është e pranishme në shqetësimet e banorëve. Mungesa e theksuar e kazanëve të plehrave apo pastrimi dhe gjelbërimi jo vetëm që mungojnë por dhe janë harruar. Infrastruktura është e degraduar me rrugë të pandriçuara, mungesë të sinjalistikave dhe pa kanalizime. Në këtë zonë mungojnë hapsirat publike, madje dhe një fushë futbolli është jashtë përdorimi. Transporti i njerëzve është në mungesë, e vetmja lidhje fikse është urbani Durrës-Xhafzotaj.
Banorët nuk kanë mundësi transporti për në Sukth dhe zonat e tjera.
Shijaku dhe Xhafzotaj duan vëmëndje dhe jo heshtje.
Është koha të sjellim ndryshimin. 25 prilli është dita e madhe për transformimin e plotë të Durrësit, Shijakut, Xhafzotaj, të gjithë qarkun e Durrësit dhe mbarë Shqipërinë
Bahri Shaqiri
LSI Durrës




















