Xhelal Mziu denoncon: Mos na zë hashashi… korentin

/Gazeta TELEGRAF

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës në zgjedhjet e fundit, Xhelal Mziu, ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një denoncim me video, të një zone, ku është kultivuar  hashash. Ai me ironi shkruan në postimin e tij se, “gjithsesi, shënimi im është tregues i unitetit të Çeliktë midis Policisë- OSHE- Ujësjellës dhe fermer i përkëdhelur nga Qeveriu”.

Sigal

Denoncimi i Xhelal Mziut:

Denoncim publik! Në fshatin Zall – Strikçan, Bulqizë, kabina elektrike ka mbirë në mes të arës me hashash (canabis sativa). Ju bëjë thirrje organeve kompetente që të verifikojnë rastin. Gjithashtu kujtoj OSHE-në të marrë masa sa më pare, se mos na zë hashashi… korentin! Drejtuesit e ujësjellësit janë vetë të kujdesshëm, ata e dëgjojnë si gurgullon uji nëpër parcela. Gjithsesi, shënimi im është tregues i unitetit të Çeliktë midis Policisë- OSHE- Ujësjellës dhe fermer i përkëdhelur nga Qeveriu.