Deputeti Murrizi plas bombën: Në Parlamentin e ri do të vijnë mbi 30 ish-spiunë të Sigurimit

213
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Raportimi i Gentjana Sulës në Parlament, mbi punën e Autoritetit të Dosjeve, ka rihapur debatin për ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit. Më ashpër në qëndrimin e tij ka qenë Myslim Murrizi, i cili ka deklaruar se, në Parlamentin e Shqipërisë të 25 prillit, do të jenë 30 ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit. “Gaforrja, Kërmilli, Stilolapsi, Qukapiki, Libri, Doku, Penicilina, dhe deri te ai që ka marrë emrin tim, si pseudonim, mbiemrin tim Murrizi, ish-ambasador, do t’i keni këtu, në Parlament”, – tha Murrizi, që janë përfaqësues nga i gjithë spektri politik shqiptar. “Do të vijnë edhe 31 ish-bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, 20-22 janë nga PD dhe 12 i ke nga krahu yt zoti Balla. Do t’i kesh këtu, 31 krerë këtu, që e meritojnë këtë përbuzje”, tha Murrizi dhe shtoi se “kemi 30 vite që sillemi si te filmi “Vdekja e Kalit” ku janë ulur në këtë sallë të Parlamentit, xhelati me viktimën”.