Presidenti Meta, tjetër mesazh Kryeministrit: Reforma apo ‘Ramaforma’?

519
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar sërish një mesazh sot, Kryeministrit Edi Rama, të cilit dje i bëri thirrje publikisht për të zgjidhur krizën politike, pasi i bëri kritika të forta dhe i dha edhe një propozim të fortë: Më 13 tetor, zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe presidenciale së bashku!

Ja postimi i plotë:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.