Presidenti Meta takon kongresmenin Michael McCaul

424
Sigal

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës në SHBA është pritur sot në Kongresin Amerikan nga Bashkëkryetari Republikan i Komisionit për Politikën e Jashtme, Michael McCaul.

Gjatë takimit, Presidenti Meta e njohu Kongresmenin Republikan me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe me sfidat euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Kreu i shtetit është shprehur se mbështetja bipartizane në Kongresin Amerikan mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik.

“Mbështetja bipartizane në Kongresin Amerikan, kyç për konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike. Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut”,- tha ndër të tjera kreu ishtetit.

Gjithashtu, Presidenti shqiptar theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon.