Çelet panairi i Artizanatit në Shkodër, Presidenti Meta: I lumtur të rikthehem në djepin e kulturës dhe traditave

358
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta paraditen e kësaj të mërkure ishte në Shkodër, ku mori pjesë në çeljen e panairit të Artizanatit të zhvilluar në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit theksoi se është me rëndësi transmetimi tek të rinjtë për të mbajtur gjatë traditën, ndërsa u shpreh se Shkodra është vend i respektimit të traditave.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” Meta është shprehur se,Shkodra udhëheq vendin me shembullin e saj në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe trashëgimisë sonë së shkëlqyer kulturore.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

I lumtur të rikthehem në Shkodër, djepin e kulturës dhe traditave, për të marrë pjesë në Panairin e Artizanatit, që synon promovimin e kësaj dege shumë të rëndësishme të kulturës, turizmit dhe ekonomisë kombëtare.
Shkodra udhëheq vendin me shembullin e saj në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe trashëgimisë sonë së shkëlqyer kulturore.
Inkurajoj artizanët dhe zejtarët duarartë të mbajnë gjallë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tonë.
Për këtë qëllim nevojiten politika proaktive më efikase mbështetëse në nivel kombëtar. 🇦🇱

I lumtur të rikthehem në Shkodër, djepin e kulturës dhe traditave, për të marrë pjesë në Panairin e Artizanatit, që…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 12. August 2020