E ardhmja e ndërtimit, kërkuesit zhvillojnë tullën që ruan elektricitetin

276
Sigal

Një tullë ‘e zgjuar’ që kushton mjaft lirë do të prodhohet dhe do të shërbejë për të prodhuar elektricitet si një bateri.

Kjo tullë shihet nga ekspertët si materiali ndërtues i së ardhmes.

Kërkues nga Washington University gjetën një mënyrë për t’i bërë tullat e kuqe karikues energjie.

Tulla e kuqe është një nga materialet më të lira dhe më të hasura në ndërtim sot dhe ka qënë e tillë për mijëra vjet.

Duke shtuar një shtresë polimerësh, kërkuesit mundën ta transformojnë atë në një pajisje që ruan elektricitetin dhe ka mundësi të fuqizojë me energji një llambë LED.