‘’Ka shumë artistë që nuk dinë çfarë po bëjnë’’. Këngëtari i njohur thumbon…

268
Sigal

Këngëtari Erik Lloshi u shpreh se kohët e fundit kanë dalë shumë artistë, të cilët nuk dinë më se çfarë po bëjnë, referuar teksteve muzikore.

“Unë jam shumë kritik i vetes dhe në makinën time nuk ka asnjë këngë timen. Unë dëgjoj muzikë orkestrale. Kohët e fundit kanë dalë shumë artistë, që nuk di se çfarë po bëjnë. Nuk po them se janë pa vlera por nuk besoj se është ajo që duhet.

Besoj se duhet të ketë censurim. Ka disa pjesë në këngët e disa personave që duan censurim. Edhe në botë ka raste, por nuk merren me drogën, por përcjellin mesazh. Përdoren fjalë banale dhe kjo më çudit”, shprehet Erik Lloshi.