Ish ministri Shehu: Kriminale tu kërkohet Shqiptarëve të paguajnë mjekimin ambulator Covid-Shteti ta rimbursojë 100%!

227
Sigal

Nga Tritan Shehu:

Kriminale tu kerkohet Shqiptareve te paguajne mjekimin ambulator Covid-Shteti ta rimbursoje 100%!
Pjesa dermuese e pacienteve me Covid jane lene te mjekohen ambulatorisht, pa bere as “tamponin”, duke i futur keshtu artificialisht ne grupin “dyshim Covid”.
Teorikisht keta, por dhe ata te konfirmuar qe nuk hospitalizohen, duhet t’i ndjeke mjeku i familjes, gje e komunikuar me se fundi, por realisht e mbetur ne 3D.
Kjo sepse mjeku i familjes, mbasi u la per disa muaj i paralizuar vazhdon te jete krejt i pa mbrojtur me mjetet e domosdoshme, si dhe pa mjetet e nevojeshme per te kryer funksionin e tij shume te rendesishem, duke u kthyer ne nje Call Center e ne dhenes recetash me “korespondence”.
Por e keqja nuk paska fund, te gjithe keta paciente duhet te paguajne vete mjekimin e egzaminimet, gje qe eshte e pa mundur per shumicen e popullesise per vete koston shume te larte qe ka, me:
-Antibiotike.
-Anti agregues ose antikoagulante qe jane heparina me peshe te ulet molekulare ose Xarelto.
-Kortizon.
-Antipiretike, anti emetike, vitamina etj.
-Medikamente te tjera te vecanta sipas rastit.
Per te mos permendur ketu nevojen per te kryer “tamponin”, egzaminimet serologjike, egzaminimet e tjera te domosdoshme laboratrorike, imazherike etj, qe jane te detyruar ne shumicen dermuese t’i realizojne ne struktura jo publike kundrejt pagesave te larta.
Me tej keta paciente kane nevoje per lengje, kalori, proteina etj.
Vetem nje Qeveri e pa pergjegjeshme si kjo e jona qe ne kushtet e nje epidemie te tille mund te lere jashte rimbursimit keta paciente se paku per medikamentet dhe egzaminimet, pa u shqetesuar per mundesite e fatin e tyre.
Urgjentisht te aplikohen normativat e domosdoshme per kete mjekim jetik!

Kriminale tu kerkohet Shqiptareve te paguajne mjekimin ambulator Covid-Shteti ta rimbursoje 100%!Pjesa dermuese e…

Gepostet von Tritan Shehu am Mittwoch, 12. August 2020