Lulzim Basha: Familja ime ka investuar shumë për karrierën e Sali Berishës

230
Sigal

Gjatë një interviste televizive Lulzim Basha ka deklaruar se ai dhe familja e tij kishin investuar shumë për karrierën e Sali Berishës.

Duke dashur të justifikojë vendimin e tij, Basha është shprehur se është investuar shumë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

‘Ajo që më dhemb më shumë dhe më dhemb edhe sot është se akoma ndonëse me mendje e kuptoj, nuk arrij ta përthith, nuk arrij ta pranoj në qenien time, akoma nuk arrij ta pranoj në qenien time faktin që një njeri i cili ka patur kaq shumë besim nga demokratët në 30 vite, të cilit i është besuar drejtimi i partisë, drejtimi i shtetit, i qeverisë që është investuar kaq shumë për të, nga të gjithë ne, nga unë personalisht, nga familjarët e mi, nga demokratët në lagjen ku jam rritur, nga demokratët anembanë Shqipërisë, mundet që kaq lehtësisht të thotë para vetes time nuk vë fatin e këtyre demokratëve që në fund të fundit për 30 vite me radhë janë çelësi i atyre sukseseve që kemi arritur’, është shprehur Lulzim Basha në News24.