Minatorët protestojnë në Tiranë, tregtarët në Korçë. Pendohen “milionerët” e Rinasit, ja provat e reja

462
Sigal

Tregtarët korçarë në protestë, kundërshtojnë zhvendosjen e merkatës

Tregtarët e Korçës janë ngritur në protesta kundër zhvendosjes në merkaton e qytetit.

Ata shprehen se refuzojnë zhvendosjen për shkak të tarifave të larta të qirasë në merkato.

Protestojmë për 3 arsye. Ne kërkojmë ulje të tarifave, për shkak të konkurrencës së pandershme tek shumica dhe që të mos lejohet më tregtimi tek tregu i vjetër”, thanë tregtarët.

Skandalet në Rinas: Nga vrasja e Admir Murataj tek pendimi i të arrestuarve

Admir Muratajn e vrau policia apo shokët? Shemsi Prençi, tregon provat që ka

 

Vdekja e Admir Murataj pas grabitjes së miliona eurove në Rinas mesditën e 9 prillit vijon të ketë mistere. Në komunikatën e saj, policia sqaroi se Murataj mbeti i vrarë nga një shkëmbim zjarri me efektivët e FNSH, ndërsa në media është aluduar se ai mund të jetë vrarë edhe nga shokët. Edhe ish-zyrtari i policisë, Shemsi Prençi nuk beson se Murataj u ekzekutua nga policia. I ftuar në një emision televiziv Prençi tha se plaga ishte shumë e madhe në kokë.
“Unë personalisht nuk besoj që e ka ekzekutuar policia. Plaga është shumë e madhe. Ne kemi thënë që grupi i grabitësve kishte fishekë blindëshpues. Plaga që ndodhet në pjesën e djathtë të kokës është plagë shkatërruese. Policia disponon armë që dimë ne, pistoleta dhe kallashnikov. Policia një gjë e di shumë mirë që nuk lejohet të mbajë fishekë blindëshpues. Gjurma, sipas meje mund të jetë me një plumb më të madh nga armët që përdor policia”, tha Prençi.

I penduari nxjerr zbuluar grupin kriminal

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje masën e sigurisë arrest me burg për Alkond Bengasin. Bengasi është një nga personat të arrestuar nga policia për grabitjen e ndodhur në Rinas, në datën 9 Prill. Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në gjykatën e Krimeve të Rënda, Bengasi ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të. Avokati i tij, Adriatik Cami, ish-prokuror ka kërkuar lirimin e tij, me alibinë se ai nuk ka asnjë lidhje me atë që akuzohet. Gjithsesi trupi gjykues nuk është tërhequr nga kërkesa e tij, duke lënë masën e sigurisë arrest me burg për të dyshuarin. Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve. Bengasi ka marrë statusin bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka dhënë detaje për grupin kriminal. Ai ka pohuar që ka modifikuar furgonin me të cili u krye grabitja dhe ka dhënë emrat e personave të përfshirë. Tre të arrestuarit e tjerë do të paraqiten ditën e nesërmen në gjykatë për masën e sigurisë.ENDI