Grupi parlamentar nuk mblidhet prej 1 muaji, Spaho: Kryetari i vulës e drejton PD, pa konsultime

206
Sigal

Nga Edmond Spaho

U bë pothuaj një muaj që nuk mblidhet Grupi Parlamentar i PD. Kjo tregon se si Kryetari i vulës e drejton PD, pa konsultime, pa debat, nën trysni, në mënyrë përsonale dhe me urdhëra për qëndrimet që do mbahen.

Kjo ka bërë që shpesh herë Grupi të mos ketë propozime të tij dhe votoje p/ligje që nuk duhen votuar.

Kështu u veprua me “përmirësimet” farsë për pastrimin e parave, mospropozimi i asnjë amendamenti për paketën fiskale, apo kumbullat propogandistike për denimin me 22 vjet burg të atyre që fusin duart në zgjedhje, në një kohë që fazën e dytë të analizës dhe publikimin e fakteve për farsën e zgjedhjeve të 25 Prillit e shtymë për kalandat greke.

Praktika e mosmbledhjes së Grupit Parlamentar tregon frikën që ka zënë drejtuesit e shoqatës Basha-Bardhi nga grupi i deputeteve që mbeshtesin Foltoren.

Kanë frikë për tu përballur dhe bërë debat për qorrsokakun ku e kanë futur PD, kanë frikë nga Foltorja, frikë nga Kuvendi i datës 11 Dhjetor ku PD jo vetëm do rithemelohet për të rrëzuar narkoshtetin e Ramës, por do të rrëzojë edhe Bashën me sejmenët e tij të cilët janë fasada e narkoshtetit.