Presidenti Meta mesazh qytetarëve: Zemrat përqafohen edhe në distancë. Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe

519
Sigal

Situata për shkak të përhapjes së koronavirusit ka paralizuar thuajse të gjithë jetën në Shqipëri, veçanërisht në Durrës dhe Tiranë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, pikërisht nga Katedralja e Rrëshenit ka postuar një foto ku shkruhet “Zemrat përqafohen edhe në distancë”.

Meta shkruan se nëse qytetarët janë të bashkuar mund ta mposhtin çdo të keqe.

Postimi i Presidentit Meta:

Zemrat përqafohen edhe në distancë! #RriNëShtëpi🏠 FORCA SHQIPE!

Një mesazh i bukur këtë mbrëmje nga Katedralja e Rrëshenit!

Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!