Koronavirusi “paralizon” Shqipërinë, por një qytet nuk i “bindet” urdhrit të qeverisë! Çfarë ndodhi sot nëpër rrethe

586
Sigal

Numri i të prekurve nga koronavirusi po përhapet në vendin tonë, ndërsa qeveria ka ndërmarrë një sërë masash shtrënguese për qytetarët, në mënyrë që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos udhëtojnë me makinë. Por sa janë respektuar këto masa nga qytetarët në qytetet e ndryshme të vendit.

Nga një vëzhgim i bërë në çdo qark të vendit, shumica e qytetarëve ka, zgjedhur të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të shmangin përhapjen e virusit. Por, në qytete të caktuara si Fushë-Krujë, Krujë, Dibër apo në Elbasan, ka patur qytetarë që nuk iu janë bindur urdhrit të qeverisë.

Qysh herët në mëngjes, kanë marrë makinat e tyre, çka më vonë janë ndaluar nga Policia.

Kujtojmë që, përveç furrave të bukës, marketeve apo fruta-perimeve, çdo biznes ka mbyllur dyert deri momentin kur situata e krijuar në vend të përmirësohet.

Në Durrës

Në qytetin bregdetar, të gjithë lokalet dhe bar-restaurantet kanë mbyllur dyert për klientët e tyre. Gjithashtu, të njëjtën gjë kanë bërë edhe të gjitha kompanitë e fasonerisë. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm qyteti I Durrësit është zgjuar I heshtur, ndërsa 78 qytetarë thyen rregullin e lëvizjes me makinë. Ata janë ndaluar nga policia, e cila më pas bllokoi edhe mjetet me të cilat lëviznin. Në këtë kohë mjaft të vështirë që ky qytet po kalon, banorët kanë shprehur shqetësimin për mbledhjen e plehrave në qytet. Koshat janë të tejmbushur, ndërsa kompanitë e pastrimit nuk kanë bërë të mundur mbledhjen e tyre.

Në Vlorë

E njëjta situatë është paraqitur edhe në Vlorë. Qytetarët kanë zgjedhur të qëndrojnë në banesat e tyre, ndërsa të pakët kanë qenë ata qe kanë dalë me mmakinat e tyre. Qyteti thuajse ka qenë bosh, ndërsa  rreth 70% e subjekteve,bare, lokale dhe restorante në Vlorë kanë ulur qepenat, duke mbyllur aktivitetin për të paktën një periudhë dy javore. Problem në Vlorë mbetet mungesa e maskave në , të cilat nuk gjenden thuajse në asnjë prej farmacive të hapura në qytetin e Vlorës. Problem mbetet dhe mungesa e dezifektatëve në qytet dhe farmacitë të cilat kanë vetëm dorashka në ambientet e tyre. Situata në Vlorë është paraqitur e qetë, ndërsa aktualisht në Vlorë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar apo të dyshuar me koronavirus. Ndërkohë, e boshatisur ka qenë edhe qyteti bregdetar i Sarandës. Ndonëse aty nuk ka asnjë person të prekur nga koronavisurs, por qytetarët kanë zbatuar urdhrin për të ndenjur në shtëpi.

Virusi boshatis Korçën

Banorët e Korçës u janë bindur thirrjeve për të mos dalë nga shtëpitë dhe për të shmangur çdo lëvizje të panevojshme. Por ndërsa Korça është kthyer në një qytet të heshtur ku nuk lëviz askush pas mbylljes së bareve, restoranteve dhe dyqaneve me mallra të ndryshëm nëpër hotele nuk munguan as anullimet e rezervimeve. Nga bujtinat dhe hotelet e Bashkise Korçe rreth 70 subjekte ne Korçë, Dardhë e Voskopojë kane mbyllur aktivitetin, 15 subjekte nuk bëjnë rezervime dhe kane 2 ose 3 dhoma te rezervuara (shumica jane prej disa ditesh te akomoduar),  bëri me dije Bashkia e Korçës.

Fieri nuk i bindet qeverisë

Edhe pse masat e dhëna nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë respektuar nga shumica e qytetarëve, qyteti I Fierit ka vepruar ndryshe. Edhe pse aty rezultuan katër persona të prekur me koronavirus, disa biznesmenë vijuan të mbanin hapur aktivitetin e tyre bare apo restaurante. Mëngjesin e sotëm në Fier janë ndaluar 60 automjete që kanë thyer rregullat e lëvizjes së kufizuar, janë mbyllur 50 biznese që si janë bindur urdhrit të qeverisë. Pas shfaqjes se 4 rasteve (1 në Patos dhe 3 në Dermenas), qytetarët kanë nisur të ndërgjegjësohen e të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre. Janë në shërbim vetëm ushqimoret dhe farmacitë.