‘Shpërthen’ Angela Martini: Kjo që po ndodh është hakmarrje nga Zoti

228

Përhapja e koronavirusit dhe paniku i shpërndarë tashmë në gjithë botën, ka bërë që i gjithë njerëzimi të kthejnë vëmendjen nga ky virus.

Të famshmit përmes rrjeteve sociale, po shfrytëzojnë rastin që t’i njoftojnë fansat për ndërgjegjësim, teksa situata nuk duhet të dalë jashtë kontrollit, por thjeshtë rekomandohet kujdes i shtuar.

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka publikuar, së fundmi, në Instastory një shkrim, duke e cilësuar atë që po ndodh si një “hakmarrje nga Zoti”, për atë se çfarë njerëzit u bëjnë kafshëve.

“Çdo gjë që është duke ndodhur është rezultat i karmës ndaj kafshëve. Kur do të mësojmë t’i duam dhe trajtojmë ato me respekt”, ka shkruar Angela Martini në Instastory.

Bukuroshja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një mbrojtëse e të drejtave të kafshëve dhe lobon gjithmonë për to në rrjetet sociale.