Presidenti Meta: Mediat nuk mund të braktisen në këto momente të vështira

276
Sigal

Presidenti Ilir Meta solidarizohet me kërkesat e komunitetit të gazetarëve për krijimin e një pakete lehtësuese e mbështetëse për mediat, si pasojë situatës së krijuar nga coronavirusi.

“Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira! Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari” shkruan Meta në një reagim në Facebook.

Reagimi i kreut të shtetit vjen pas letrës së Shoqatës së Gazetarëve Europian, Seksioni Shqiptar, e cila u bënte thirrje qeverisë për mbështetjen e mediave, Meta theksoi se ky sektor nuk mund të braktiset në këto momente të vështira. Po ashti ai shpreh mirënjohje për punën heroike dhe atdhetare të gazetarëve.

Mbështetje për mediat kanë kërkuar këto ditë dhe një sërë organizatash dhe shoqatash të mediave në Shqipëri.