Kryebashkiaku Veliaj: Buxheti i vitit 2023, kush nuk firmos marrveshjen e dakortësisë për rindërtimin do i ndërpritet bonusi i qirasë

176
Sigal

Në bashkëbisedimin me banorët e Njësisë 4 për buxhetin 2023, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj renditi të gjitha investimet e kryera për komunitetin e zonës, duke nisur nga rrugët, shkollat, kopshtet, çerdhet, konviktet, fushat sportive dhe ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimeve dhe të ujësjellësit. “Kemi përfunduar dy rrugë të reja në zonën e “5 Majit”, kemi 146 asfaltime, blloqe të rikonstruktuara,” tha Veliaj. Sa i përket rindërtimit, Veliaj tha se janë dorëzuar tashmë pallatet e para te “5 Maji, ndërsa pritet të hidhet shorti përpara vitit të ri për 3 godina të tjera. Ai tha se të gjithë atyre që nuk e kanë firmosur ende marrëveshjen për apartamentet e reja, do u ndërpritet bonusi i qerasë. “E di që, një pjesë e madhe e atyre që marrin bonuset e qirasë, nuk kanë ikur ende nga shtëpitë e dëmtuara. Nuk jemi treguar konservatorë për të thënë se po e quajmë si një ndihmë. Megjithatë, nëse dikush mendon se kjo do vazhdojë pafundësisht dhe meqë ka përfituar bonusin e tërmetit, nuk pranon të nënshkruajë kontratën, po ju them se do t’u ndërpritet. Pra, kushti i bonusit është që do të pranosh të shkosh te shtëpitë e reja. Në një moment, nëse dikush merr bonusin e qirasë dhe nuk nënshkruan dakordësinë që do lëvizë në një apartament të ri, atëherë sigurisht që bonusi do ndërpritet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.