Sali Berisha: Në 6 dhjetor protesta e opozitës do të jetë edhe më madhështore, në mikpritjen e liderëve të BE

176

Data 6 dhjetor është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit.

Sigal

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryetari Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet në 6 dhjetor. Sipas Berishës, kjo datë është vendosur për të pritur liderët e BE-së pasi është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. “Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit. Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama. Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë. Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta. Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës, i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër. Kryetari demokrat, u ndal edhe te operacioni i policive evropiane të vendosura në Shqipëri, për manipulimet me call-centera. Por Berisha tha se SPAK-u po mbron vjedhjet që po bëhen me kriptomonedhat nga ana e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama. “Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Edi Ramës. Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë. Veprimtari kjo e palejuar në Europë. Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj. Kjo grabitje bëhet me bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush. Famëzi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere. Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë,” tha Berisha. Kryetari i PD-së, Sali Berisha i konsideroi vjedhje të pastra dy tenderët e fundit të bërë publike për skarpatet e rrugës së Arbrit që do të kushtojë 20 milionë euro dhe rrugën Lekaj- Fier 46 km me vlerë 320 milionë euro.