Raporti paraprak i Venecias: PS shkeli procedurat kushtetuese për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë

234
Sigal

Komisioni i Venecias ka dërguar në Tiranë opinionin paraprak për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor. Sipas burimeve nga qeveria dhe deputetët të PS që e kanë lexuar draftin, në dokument thuhet se ndryshimi i Kodit Zgjedhor nga mazhoranca është bërë në shkelje të praktikave për garantimin e zgjedhjeve më standarde.

Sipas ekspertëve të Venecias, PS shkeli procedurat kushtetuese si për ndryshimet Kushtetuese dhe për ligjin me ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, ekspertët vlerësojnë se ndryshimet kanë ndjekur një procedurë ekstremisht të nxituar dhe të pakonsultuar me të gjithë aktoret.

Drafti paraprak i ekspertëve konsiderohet konfidencial dhe u është dorëzuar palëve të interesuara; qeverisë, opozitës dhe Presidentit të Republikës. Dokumenti zyrtar do të publikohet pasi disa ditësh.