Zgjedhjet/ KQZ pritet të miratojë akreditimin e 31 vëzhguesve të OSBE/ODIHR

520
Pritet që gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të miratojë akreditimin e 31 vëzhguesve afatgjatë, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit në vendin tonë. 
Ekipi vëzhgues, që kryesohet nga ekspertja britanike Audrey Glover, nisi zyrtarisht misionin në Tiranë më 15 maj. Që nga viti 1996 ky është misioni i 12-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013. 
Në nisje të punës, shefja e misionit tha se ekipi vëzhgues i drejtuar prej saj do të ndjekë të gjithë procesin zgjedhor, përfshirë mbulimin dhe pasqyrimin e tij në media.
Sigal